Në nisjen e fushatës zgjedhore, Lidhja Demokratike e Kosovës do të mbajë sonte tubime në Klinë, Istog dhe Prishtinë.
Në këto tubime elektorale, kryetari i LDK-së dhe kandidati ynë për kryeministër, Lumir Abdixhiku, do të prezantojë Programin politik dhe vizionin e tij “për një Kosovë më të zhvilluar, më të drejtë dhe plot shpresë”.
“Në Klinë, Istog, si dhe në Prishtinë Dega 5, përveç programit qeverisës, do të bëhet edhe prezantimi i kandidatëve tanë përkatës, njerëz të dëshmuar, të përkushtuar dhe të gatshëm për t’i shërbyer qytetarëve”, thuhet në njoftim.
