Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

LDK në Prizren fton votuesit e saj të votojnë të dielën për kryetarin Shaqir Totaj

GD
Gazeta Demos8 nëntor 2025 në 20:50
LDK në Prizren fton votuesit e saj të votojnë të dielën për kryetarin Shaqir Totaj

Në prag të ditës së zgjedhjeve për rundin e dytë në Prizren, Lidhja Demokratike e Kosovës ka bërë thirrje për mobilizim të plotë të strukturave dhe mbështetësve të saj, në përkrahje të kandidatit për kryetar të Prizrenit, Shaqir Totaj, në kuadër të marrëveshjes së bashkëqeverisjes LDK–PDK.

“Nesër është dita vendimtare për ta dëshmuar angazhimin tonë në kuadër të marrëveshjes së bashkëqeverisjes LDK–PDK, dhe për ta mbështetur z. Totaj për kryetar të Prizrenit,” thuhet në njoftimin e LDK-së.

Subjekti ka kërkuar nga të gjitha strukturat që të jenë të pranishme dhe aktive gjatë gjithë ditës së zgjedhjeve.

“Ju lusim që gjatë ditës së nesërme të aktivizoheni maksimalisht, të kontaktoni kryesitë e nëndegëve dhe përkrahësit tanë, dhe të sigurohemi që çdo votë e jona të jetë e pranishme dhe e numëruar,” theksohet në njoftim.

Në fund, LDK ka përcjellë një mesazh të qartë për unitet dhe bashkëpunim:

“Ky është momenti për angazhim dhe për fitore të përbashkët. Fitore✌️”

Shaqir Totaj

Më shumë nga Lajme

  • 23:55Shukri Buja: Turp për deputetët e opozitës!
  • 23:17Aksident mes një veture dhe një motoçiklete te Parku i Qytetit në Prishtinë
  • 23:17Haradinaj kritikon deputetët e PDK-së: Edhe këta u dashtë me i rrotullu e me i shti brenda Kuvendit
  • 23:13Përfundon protesta në sheshet e Prishtinës
  • 23:06Zhvillimi i protestës, Policia del me njoftim të ri