Deputetja e LDK-së, Jehona Lushaku-Sadriu, tha se duhet të zgjidhet fillimisht nënkryetari i partisë së dytë dhe të respektohet procedura.

“Ju bëjmë thirrje që ta gjeni zgjidhjen dhe që nënkryetari i dytë të zgjidhet. Nuk e ka problemin nëse votohet ose jo kandidati jonë, por është tepër e rëndësishme të respektohet procedura”.

Lidhja Demokratike e Kosovës ka propozuar deputetin Kujtim Shala për nënkryetar të Kuvendit.