Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Lajme

Zbulohet arsyeja e kthimit të aeroplanit për Moskë: Vulini dyshohet se u fut pa kontroll sigurie, drejtori i aeroportit dha urdhër ta kthenin

GD
Gazeta Demos3 nëntor 2026 në 23:37
Zbulohet arsyeja e kthimit të aeroplanit për Moskë: Vulini dyshohet se u fut pa kontroll sigurie, drejtori i aeroportit dha urdhër ta kthenin

Detaje të reja kanë dalë në lidhje me kthimin e papritur të aeroplanit të kompanisë Air Serbia, i cili të martën mbrëma ishte nisur nga Beogradi drejt Moskës, me ish-ministrin serb Aleksandar Vulin që dyshohet se ndodhej në mesin e pasagjerëve.

Portali serb Nova.rs ka raportuar se Vulini ishte futur në aeroplan pa iu nënshtruar kontrollit të detyrueshëm të sigurisë, ndërsa dyshohet se dikush e kishte ndihmuar t’i shmangte procedurat në aeroport.

Sipas burimeve të kësaj medie, shkelja është zbuluar nga drejtori i sigurisë korporative të Aeroportit të Beogradit, Milan Kuq, ish-pjesëtar i njësisë speciale serbe Kobre.

SI NISI GJITHÇKA?

Kuq, pasi kishte kontrolluar pamjet e kamerave të sigurisë dhe kishte konstatuar se Vulini nuk i ishte nënshtruar kontrollit të detyrueshëm, ka urdhëruar kthimin e menjëhershëm të aeroplanit në Beograd.

Aeroplani i fluturimit JU134 ishte nisur në orën 18:48 nga Aeroporti Nikola Tesla dhe kishte arritur deri në jug të Lituanisë, kur është urdhëruar të ndryshonte drejtim dhe të kthehej në Serbi.

Nova.rs raporton se fluturimi nuk do të anulohet, por aeroplani do të niset sërish pas kontrolleve të hollësishme dhe me një ekuipazh tjetër.

Ndërkohë, kompania Air Serbia e ka konfirmuar zyrtarisht se aeroplani është kthyer për shkak të nevojës për kontrolle shtesë të sigurisë lidhur me një pasagjer, por nuk ka bërë të ditur identitetin e tij.

Kompania ka sqaruar se vendimi për kthimin e aeroplanit është marrë pas informacioneve të pranuara nga shërbimet përgjegjëse të aeroportit dhe se ekuipazhi ka vepruar në përputhje me procedurat e sigurisë.

Nova.rs ka tentuar të kontaktojë Aleksandar Vulinin për të marrë një përgjigje, por ai fillimisht ka qenë i paarritshëm, ndërsa më vonë nuk u është përgjigjur telefonatave.

Dyshimet e mëhershme për largimin drejt Moskës Më herët gjatë ditës, mediat serbe dhe malazeze kishin raportuar se disa ish-zyrtarë të lartë të pushtetit serb po përgatiteshin të udhëtonin drejt Moskës, në rrethana që kishin nxitur dyshime për një largim të mundshëm nga Serbia.

Kryetari i Partisë Demokratike të Serbisë, Srđan Milivojević, kishte ngritur publikisht dyshime për këtë udhëtim, duke pyetur në rrjetin social X: “Kush po arratiset sonte drejt Moskës me fluturimin e orës 18:30?”

Sipas raportimeve të mëhershme, dy zyrtarë serbë kishin rezervuar bileta për Moskë, njëri prej tyre vetëm në një drejtim. Portali malazez ETV kishte raportuar se bëhej fjalë për Aleksandar Vulinin dhe Nenad Popovićin, të cilët, sipas burimeve të kësaj medie, kishin paralajmëruar se po udhëtonin për konsultime në Rusi. Më vonë, Nova.rs raportoi se në aeroplan dyshohej se ndodheshin edhe drejtori i kompanisë shtetërore Srbijagas, Dushan Bajatoviq, dhe kreu i Partisë Popullore Serbe, Nenad Popoviq.

Megjithatë, deri në publikimin e këtyre informacioneve, autoritetet serbe nuk e kanë konfirmuar zyrtarisht identitetin e pasagjerit për të cilin u urdhërua kontroll shtesë, ndërsa pretendimet se Vulini po tentonte të arratisej mbeten të pakonfirmuara.

aeroplanitvulinidyshohet

Të ngjashme

Ngjarje e rëndë në Shqipëri: Vdes 53-vjeçari, dyshohet se u sulmua nga ariu

Ngjarje e rëndë në Shqipëri: Vdes 53-vjeçari, dyshohet se u sulmua nga ariu

22:47
Dyshohet se rekrutonte shoferë për bartjen e migrantëve drejt Evropës, kapet në Prishtinë

Dyshohet se rekrutonte shoferë për bartjen e migrantëve drejt Evropës, kapet në Prishtinë

16:09
Detaje të reja nga vrasja e rëndë në Demiraj të Gjilanit, dyshohet se viktimat u ngufatën

Detaje të reja nga vrasja e rëndë në Demiraj të Gjilanit, dyshohet se viktimat u ngufatën

21:19

Më shumë nga Lajme

  • 22:52Parashikimi i motit për të mërkurën
  • 22:49Krasniqi: Institucionet janë mbushur me kushërinj, dajë e teze – shtetin e kanë shndërruar në çiflig
  • 22:31“I ngutshëm” – Rrustem Mustafa për vendimin e Bedri Hamzës për dorëheqje
  • 22:21“Rrehe ku s’i shihen shenjat” – Rrëfimi i gruas që ish-bashkëshorti ia vrau dy vëllezërit
  • 22:02Remi: Jam takuar me Sveçlën dhe të tjerët gjatë protestave