Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Lekaj: AAK garon e vetme në zgjedhje, jemi gati të qeverisim më mirë se qeveria aktuale

GD
Gazeta Demos25 nëntor 2025 në 15:56
Lekaj: AAK garon e vetme në zgjedhje, jemi gati të qeverisim më mirë se qeveria aktuale

Kanë mbetur edhe vetëm disa ditë deri në mbylljen e afatit për koalicionet parazgjedhore mes partive politike.

Deri më tani, zyrtarisht nuk është shënuar asnjë lëvizje sa i përket bashkëpunimeve për zgjedhjet e 28 dhjetorit.

E vetme në këto zgjedhje do të garojë Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës e drejtuar nga Ramush Haradinaj. Kështu deklaroi Pal Lekaj, anëtar i kryesisë së AAK-së.

Megjithatë, Lekaj tha se subjekti mbetet i hapur për pranimin e personaliteteve që besojnë në vizionin e Aleancës.

“Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës do të garojë e vetme në zgjedhjet e ardhshme. Megjithatë, mbetemi të hapur për bashkëpunim me individë të çmuar, personalitete profesionale dhe autoritete publike që ndajnë vlerat dhe programin tonë, të cilët mund t’i bashkohen listës së AAK-së”, deklaroi ai.

Ai theksoi se AAK-ja është e përgatitur për zgjedhjet dhe se janë të gatshëm të qeverisin më mirë se qeveria aktuale.

“Absolutisht po. AAK-ja është plotësisht e përgatitur për zgjedhjet e ardhshme. Ne kemi bërë një punë të madhe në terren, kemi struktura të konsoliduara në çdo komunë dhe një program të qartë qeverisës që adreson problemet reale të qytetarëve. AAK-ja hyn në zgjedhje me ekip të fortë, me alternativa konkrete dhe me vizion të qartë për zhvillim ekonomik, siguri, dhe funksionim më efikas të shtetit. Ne jemi gati të garojmë, jemi gati të fitojmë, dhe sidomos jemi gati të qeverisim më mirë se qeveria aktuale”, deklaroi Lekaj për Klankosova.

Më shumë nga Lajme

  • 12:34Haxhiu: Bashkimi i shqiptarëve të Luginës vendim i pjekur politik, më 25 tetor vota do të ketë peshë
  • 12:32Marshi për çlirimtarët: Policia merr masa sigurie, mbyllen disa rrugë
  • 12:29Zgjedhja e presidentit, Kurti: Sot do të nisim takimet me opozitën
  • 12:18OVL në Deçan përkujton luftëtarin, Avdi Mujaj: Atdhetar që la Zvicrën dhe iu bashkua radhëve të UÇK-së
  • 12:04Mbyllet për publikun seanca ndaj Pantiq dhe Zariq, do të dëgjohet një dëshmitar anonim