Gazetari dhe opinionisti Olti Curri ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale lidhur me videot intime që kanë nisur të qarkullojnë online gjatë 24 orëve të fundit.
Në reagimin e tij, Curri i ka cilësuar si viktima gratë që, sipas tij, nuk kanë qenë në dijeni se po filmoheshin dhe materialet intime të të cilave tashmë janë bërë të qasshme për publikun.
Ai ka theksuar se personat e përfshirë duhet të denoncojnë autorin e regjistrimeve, ndërsa ka kërkuar që ata të kërkojnë edhe dëmshpërblim material, duke argumentuar se publikimi i materialeve mund të ndikojë seriozisht në karrierën e tyre.
Olti Curri ka bërë thirrje edhe për mbështetje profesionale, duke nënvizuar nevojën për ndihmë nga psikologët dhe psikiatrit në një situatë të tillë.



