Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Lajme

Limaj kërkon mbështetjen e ndryshimeve në Ligjin për Specialen

GD
Gazeta Demos14 nëntor 2026 në 16:10
Limaj kërkon mbështetjen e ndryshimeve në Ligjin për Specialen

Kreu i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka deklaruar se duhet të mbështetet projektligji për ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara, duke vlerësuar se përmes tij mund të përmirësohen disa padrejtësi që, sipas tij, i janë bërë Kosovës.

Limaj tha se ligji i propozuar nuk është ndër më të mirët, por mundëson adresimin e çështjeve që deri më tani nuk janë trajtuar.

“Unë besoj se duhet të mbështet Ligji për ndryshim për Specialen që është paraqitur. Ky ligj që unë e kam parë nuk është prej më të mirëve, por me këtë ligj shumë gjëra mund të bëhen që s’janë bërë deri më tani. Ka padrejtësi aty që i janë bërë Kosovës, me fillu prej këtij ligji e mi përmirësu”, ka deklaruar Limaj.

Ai është shprehur i habitur dhe i shokuar me zhvillimet e fundit rreth këtij procesi, përfshirë votimin, mosvotimin dhe rikthimin e çështjes në procedura të mëtejshme.

“Çka kemi parë ditët e fundit, unë jam edhe i shokuar me këto zhvillime, votimi, mosvotimi, kthimi edhe sjellja që po bëhet jam i habitur. Por, shpresoj që ky ka me ndryshua”, ka thënë Limaj.

limajspecialenkërkon

Të ngjashme

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka kritikuar punën e trupit gjykues në procesin gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë.  Në një panel diskutimi me temën “Kosova pas 16 shtatorit”, Limaj ka shprehur shqetësimin e tij lidhur me mënyrën e zhvillimit të procesit gjyqësor, duke vënë në pikëpyetje paanshmërinë dhe integritetin e trupit gjykues.  Ai ka thënë se në një proces gjyqësor, gjyqtari duhet të jetë neutral dhe të garantojë barazinë e palëve, ndërsa barra e provës i takon prokurorisë.  “Për të akuzuarin nuk ka asgjë më të rëndësishme sesa me pas një trup gjykues përpara I cili jep siguri, siguri që po zbatohet ligji, siguri që është I aftë, që ka integritet. Ajo që unë kam parë në këtë rast është se trupi gjykues në sistemin e drejtësisë çfarë është gjykuar katërshja, barra e provës i takon prokurorisë, ai që të akuzon, gjyqtari është i heshtur, trupi gjykues është i heshtur, ai është neutral, ai balancon, ai dëgjon fakte dhe prova nga palët, mbrojtja në njërën anë dhe prokuroria në anën tjetër. Gjyqtari kurrë nuk merr një rol aktiv ndaj njërës apo tjetrës palë. I predispozuar trupi gjykues më shumë me ru, me mbrojt të drejtën e të akuzuarit se sa me ndihmu prokurorinë në sallë të gjyqit’, ka deklaruar Limaj.  Limaj ka pretenduar se gjatë procesit gjyqësor në Hagë, trupi gjykues ka qenë tepër aktiv në pyetjet ndaj dëshmitarëve, duke e krahasuar këtë me rolin e prokurorisë.“Çfarë kemi parë ne?Në këtë proces gjyqësor, kushdo që ka përcjellë, kemi parë një trup gjykues i cili, për mua ka qenë shokante, që ka qenë dorë e zgjatur, ka qenë aktiv gjatë procesit gjyqësor në marrje, pyetje dhe në vetë procesin e prokurorisë. Janë 74 orë të gjyqtarëve, të cilët kanë bërë pyetje, 74 orë në proces gjyqësor kanë qenë aktiv në procesin gjyqësor, dhe pyetjet e tyre kanë qenë pyetje të prokurorit. Aty ku e ka lënë, ka vazhduar gjyqtari, dyfishin e asaj të prokurorit”, ka deklaruar Limaj.  Ai ka përmendur edhe përvojën e tij në procesin gjyqësor në Hagë, duke thënë se gjatë dy vjetëve të gjykimit të tij, trupi gjykues kishte bërë vetëm shtatë pyetje, të cilat, sipas tij, kishin qenë në favor të mbrojtjes.  “Për me ilustruar një shembull që kjo s’bëhet, në rastin tim, në Hagë, për dy vjet gjykim, shtatë pyetje ka bërë gjykata, trupi gjykues në rastin tim, për dy vjet vetëm shtatë pyetje, të shtatë pyetjet e kanë qenë në favorin e mbrojtjes.Intervenimi që gjykata e ka pasur në drejtim në dhomën e gjyqit kanë qenë të shtatë pyetjet në favorin e mbrojtjes, duke e ruajtur integritetin e procesit gjyqësor. Nuk e ka lejuar prokurorinë me dalë jashtë rregullave dhe standardeve”, ka shtua ai.  Sipas Limajt, në procesin ndaj ish-krerëve të UÇK-së është vështirë të dallohet roli i prokurorit nga ai i gjyqtarit, gjë që, sipas tij, e dëmton parimin e barazisë së armëve.  “Në rastin këtu, e keni pasur problem me pa se cilë është prokurori, cilë është gjyqtari, edhe kjo tregon mungesë të integritetit të këtij gjyqtari. Kjo tani pastaj e dëmton të ashtuquajturin barazinë e armëve. Barazia e armëve, është kur të dy palët kanë mundësinë dhe të drejtën e barabartë të shfaqin provat e veta, mbrojtjen e vet, ose akuzat e veta para trupit gjykues. Dhe për të qenë barazia e armëve e garantuar është ai trup gjykues që garanton të drejtat e barabarta, dhe ai trup gjykues nuk merr krah në proces gjyqësor të asnjëres palë. Tjetra që ka munguar në këtë proces gjyqësor është standardi i provës. Nesër keni me mësuar praktikën juridike ju këtu, është shumë me rëndësi prova. Është baza, është zemra e krejt një procesi gjyqësor që keni me udhëheq nesër”, ka thënë ndër të tjera Limaj./EO/

Limaj: Në Hagë nuk dallohej kush ishte prokuror e kush gjyqtar

15:20
Ligji për Specialen, vjen reagimi nga Ambasada Britanike

Ligji për Specialen, vjen reagimi nga Ambasada Britanike

18:42
PDK kërkon rivotim sot, Rrustemi: LVV është për ligj të ri pë Specialen – Kuvendi do ta japë epilogun përfundimtar

PDK kërkon rivotim sot, Rrustemi: LVV është për ligj të ri pë Specialen – Kuvendi do ta japë epilogun përfundimtar

10:25

Më shumë nga Lajme

  • 16:10Aksident tragjik në Rrugën e Arbrit, vdesin dy persona dhe lëndohen pesë të tjerë
  • 16:0919-vjeçari përplas për vdekje këmbësorin, aksident në aksin rrugor Fushë-Krujë–Thumanë
  • 16:05Osmani: Viktima pa mbrojtje, Lopa me pronar në pranga
  • 15:43Bie borë në Prishtinë
  • 15:00Kamberi: Presim nga pushteti i ri t’i japë fund praktikës së injorimit të problemeve të shqiptarëve