Një aksident i rëndë trafiku me pasoja fatale ka ndodhur pranë tunelit të Murrizit në Rrugën e Arbrit, ku dy automjete janë përplasur kokë më kokë në vendin e quajtur “Zall Maricë”, në Njësinë Administrative Zall Bastar të Tiranës.
Si pasojë e goditjes së fortë, dy persona kanë ndërruar jetë në vend, ndërsa pesë të tjerë kanë mbetur të plagosur rëndë.
Viktimat e këtij aksidenti tragjik janë drejtuesi 42-vjeçar i njërit prej automjeteve, Bledian Osmani, si dhe shtetasja Maltina Ferati, rreth 45 vjeçe, e cila ndodhej si pasagjere në automjetin tjetër.


