Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Limaj: Zgjedhjet lokale një test për partitë politike, situata në Mitrovicë kërkon hetim të organeve zyrtare

GD
Gazeta Demos11 nëntor 2025 në 21:50
Limaj: Zgjedhjet lokale një test për partitë politike, situata në Mitrovicë kërkon hetim të organeve zyrtare

Kryetari i NISMA-s, Fatmir Limaj, ka folur për zgjedhjet lokale të përmbyllura më 9 nëntor dhe situatën e dyshimeve për manipulim të votave në Mitrovicë. tSipas tij, procesi zgjedhor ka qenë i rëndësishëm dhe rezultatet duhet të studiohen nga të gjitha partitë.

“Është një proces shumë i rëndësishëm për demokracinë dhe një përmbyllje e rëndësishme e këtyre dy fazave në balotazh. Besoj që edhe procesi lokal, edhe zgjedhor ka dhënë disa sinjale për partitë politike, pushteti dhe opozitës. Këto rezultate duhet të lexohen mirë. Për mua, rezultatet janë të pritura, edhe pse ka disa telashe që po i shohim rrugës,” ka thënë Limaj.

Ai ka komentuar edhe dyshimet për manipulim të votave në Mitrovicë, duke theksuar nevojën për hetim nga institucionet kompetente.

“Unë e rezervoj veten për të dhënë diçka pasi këtu është një trup i pavarur, një trup shtetëror siç është KQZ-ja. Janë organet shtetërore që janë të përfshira aty dhe duhet të presim hetimin ose përfundimin e organeve zyrtare. Nuk kam informacione të mjaftueshme dhe nuk do të flas për gjëra që nuk duhet të fliten. Duhet të besojmë te institucionet tona,”ka shtuar Limaj në Tëvë1.

Ai ka përmendur edhe mbikëqyrjen e partive përfaqësuese në KQZ:

“Partitë që kanë telashe aty janë të përfaqësuara në KQZ, secila ka përfaqësuesit e vet. Ata e kanë mbikëqyrur procesin që nga fillimi, nga shtypja e fletëvotimeve. KQZ-ja është organ 4-vjeçar dhe besoj se për asnjë çmim nuk duhet të sulmojmë një proces për të cilin kemi punuar shumë për të arritur besueshmërinë dhe standardin kaq të lartë,” ka theksuar Limaj.

NISMA

Më shumë nga Lajme

  • 23:44Reshje të dendura shiu dhe breshëri në Shqipëri
  • 23:37Rrëfim prekës i Vasfije Krasniqi-Goodman: Takova një grua që ishte vetëm 10 vjeç kur u dhunua gjatë luftës
  • 23:19Reagon edhe Ymeri e LDK-së: Riparim të vagonëve të trenit në Serbi paska pas edhe më 2024
  • 23:02Policia demanton pretendimet serbe: Asnjë armë nga Kosova nuk është përdorur për zjarrin në territorin e Serbisë
  • 22:54​Zjarret në Shqipëri: 15 vatra, 7 ende aktive, ndërhyrje me mbi 200 forca dhe mjete nga ajri