Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Lajme

Lind foshnja e parë me IVF në sektorin publik, QKUK e quan arritje historike

GD
Gazeta Demos5 nëntor 2026 në 21:00
Lind foshnja e parë me IVF në sektorin publik, QKUK e quan arritje historike

Qendra Klinike Universitare e Kosovës (QKUK) ka njoftuar për një arritje të rëndësishme në shëndetësinë publike, pasi sot në Klinikën e Obstetrikës dhe Gjinekologjisë është realizuar lindja e parë e një pacienteje që kishte arritur shtatzëninë përmes procedurave të fertilizimit të asistuar (IVF).

Sipas njoftimit të QKUK-së, bëhet fjalë për një paciente 31-vjeçare, shtatzënia e së cilës ishte arritur përmes këtyre procedurave në sektorin publik shëndetësor në Kosovë.

QKUK e ka cilësuar këtë ngjarje si një moment të veçantë dhe arritje të rëndësishme për shëndetësinë publike, duke vlerësuar përkushtimin dhe profesionalizmin e stafit shëndetësor.

Po ashtu, ky sukses shihet si një shpresë e re për çiftet që përballen me infertilitetin, pasi dëshmon se edhe në institucionet publike në Kosovë po krijohen mundësi për realizimin e ëndrrës së prindërimit.

Në fund, QKUK ka theksuar se kjo arritje përfaqëson një hap përpara në avancimin e shërbimeve shëndetësore publike në vend

qkukarritjeparë

Të ngjashme

Vdes infermierja kosovare

Vdes infermierja kosovare

16:26

Më shumë nga Lajme

  • 21:24Ish-këshilltari i Veselit për gjykimin në Hagë: Pikëpamjet e BE-së në raport me Kosovën nganjëherë janë raciste
  • 21:21"Termokos" me ndryshime në pozitat drejtuese pas emërimit të Kryeshefit të ri Bersant Beka
  • 21:18Kishte nxitur reagime të ashpra me deklaratën për aktgjykimin e Speciales, Hargreavës tregon çka diskutoi me kreun e PDK
  • 21:15Bajrami: Po paguajmë nga xhepat, nga janari në shtator u importuan 182 milionë euro energji, vitin e kaluar 259 milionë euro
  • 21:14Në 10-vjetorin e vdekjes, Avni Dehari përsërit bindjen se Astriti u vra