Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Liqeni që furnizon Prishtinën me ujë po mbytet nga dora e njeriut

GD
Gazeta Demos29 janar 2026 në 20:27
Liqeni që furnizon Prishtinën me ujë po mbytet nga dora e njeriut

Mbeturinat tash e një kohë kanë kapluar liqenin artificial të Badocit, një nga burimet kryesore të furnizimit me ujë për kryeqytetin dhe zonat përreth. I shtrirë rreth pesë kilometra në juglindje të Prishtinës, ky liqen ka një rezervuar pranë të cilit kalon rruga Prishtinë-Gjilan, me kapacitet prej rreth 26 milionë metra kub ujë. Pavarësisht se ndodhet në një zonë kodrinore të mbuluar me pyje, faktori njeri po e shndërron atë në deponi, duke rrezikuar jo vetëm rolin e tij jetik për furnizim me ujë, i cili, ndonëse nuk është i pijshëm, shërben për përpunim, por edhe rëndësinë që ka për ekonominë lokale dhe aktivitetet rekreative gjatë stinëve të ndryshme.

Liqeni artificial i Badocit, një nga burimet kryesore të furnizimit me ujë për kryeqytetin dhe zonat përreth, ditëve të fundit është përfshirë nga mbeturina të shumta. Nga liqeni , ka zona që furnizohen me ujë të pijshëm”

I shtrirë rreth pesë kilometra në juglindje të Prishtinës, në luginën e Badocit, pos rolit në furnizimin me ujë, liqeni i Badocit ka rëndësi edhe për ekonominë lokale dhe aktivitetet rekreative. Ndaj ekspertët e mjedisit nënvizojnë se roli i faktorit njeri është kyç për ruajtje e tij.

“Gjithë ato mbeturina të cilat janë derdhur në liqen, janë dora e njeriut, kjo përshihet edhe në gjithë Kosovëm edhe rastin e vërshimeve”, tha për RTK, Ilir Morina, ekspert i mbrojtjes së mjedisit.

Për shkak të rritjes së turbullirës së ujit, autoritetet shëndetësore vazhdojnë të këshillojnë qytetarët, që nga 13 janari, që të mos e përdorin ujin nga ky burim për konsum, deri në përmirësimin e cilësisë së tij.

Ndërkohë që kjo gjendje, ku në një burim jetik të ujit pluskojnë shishe plastike, goma automjetesh, mbeturina ndërtimore e mbetje tjera plastike, urgjentisht kërkon dorën e organeve gjegjëse.

“Inspektimi dhe gjobitja e njerëzve të pandërgjegjshëm. Pastrimi i liqenit duhet të jetë i rregullt, i organizuar nga institucionet”, tha Morina.

Zonat si Bregu i Diellit, Çagllavica, Hajvalia, Mati 1, Veterniku, Ulpiana e Re, Lagjja e Spitalit e zona të tjera, që furnizohen nga ky liqen, vazhdojnë të mbesin pa ujë të pijshëm.

liqeMBETURINAT

Më shumë nga Lajme

  • 08:45BE-ja për protestat në Kosovë pas aktgjykimit në Hagë: Demonstratat paqësore janë e drejtë themelore
  • 08:39Elon Musk rikthehet si këshilltar i Trump, merr rol drejtues në projektin e Pentagonit për të ardhmen e luftës
  • 08:31​Haxhiu dhe Vitia shpërndajnë pako onkologjike në kuadër të “Tetorit Rozë”
  • 08:30Bëhet dërgesa e parë drejt Zvicrës në kuadër të Marrëveshjes Kosovë–EFTA
  • 08:29Kontrolle për prerjet ilegale në Ferizaj e Shtërpcë, konfiskohen dru të transportuara me tre mjete