Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme LIVE

“Liria ka Emër” fton për pjesëmarrje në marsh, Kurti e Abdixhiku s’i përgjigjen ftesës për fjalim

GD
Gazeta Demos11 shtator 2026 në 22:46
“Liria ka Emër” fton për pjesëmarrje në marsh, Kurti e Abdixhiku s’i përgjigjen ftesës për fjalim

Përfaqësuesit e platformës qytetare “Liria ka Emër” (LKE), Eliza Hoxha dhe Ismail Tasholli u kanë bërë thirrje qytetarëve të marrin pjesë në “Marshin për Liri”, që do të mbahet të shtunën në sheshin “Skënderbeu”, në Prishtinë, në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së  Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit.

Në një njoftim për media dërguar nga kjo platformë lidhur me konferencën e mbajtur të premten, thuhet se për fjalime në marsh janë ftuar katër liderët e partive parlamentare shqiptare. 

Ata kanë njoftuar se pozitivisht janë përgjigjur vetëm kryetari i PDK-së, Bedri Hamza dhe ai i AAK-së Ardian Gjini.

“Paraprakisht LKE i ka ftuar liderët e katër partive parlamentare shqiptare të marrin fjalën e tyre, për t’iu drejtuar pjesëmarrësve në Marsh, mirëpo ftesës i janë përgjigjur pozitivisht vetëm kryetari i PDK-së, Bedri Hamza dhe ai i AAK-së Ardian Gjini”, thuhet në njoftim.

Përfaqësuesja e platformës “Liria ka Emër”, Eliza Hoxha, thuhet se ka prezantuar programin dhe folësit e Marshit.

“Në emër të platformës ‘Liria ka Emër’ do të flasim ne të dy së bashku, do ta hapim, në fakt, pjesën formale të Marshit. Në emër të shoqatave të dala nga lufta do të flasë Hysni Gucati. Do të flasë Liriona Sulejmani në emër të fëmijëve të dëshmorëve, si vajza e dëshmorit Bajram Sulejmani, duke sjellë zërin dhe mesazhin e një brezi që trashëgon kujtesën dhe sakrificën e luftës edhe në familje. Qytetarëve do t’u drejtohen gjithashtu Ardian Gjini dhe Bedri Hamza, si dhe Buna Mustafa, e bija e Salih Mustafës-Calit. Programi do të shoqërohet edhe me këngë, të cilat do të jenë pjesë e mesazhit të këtij tubimi, këngë patriotike, natyrisht, që na kanë frymëzuar dhe na kanë kujtuar gjithmonë për përkushtimin tonë për liri”, citohet të ketë thënë Hoxha.

Tutje, Hoxha ka njoftuar se është organizuar transport me autobusë nga të gjitha qytetet e Kosovës.

“Ejani me familjet tuaja, ejani me fëmijët tuaj, ejani me prindërit tuaj, me miqtë tuaj, ejani të gjithë bashkë në Marsh më 12 shtator, në orën 14:00, në Sheshin ‘Skënderbeu’, të Marshojmë për çlirimtarët tanë”, citohet Hoxha.

Ndërkaq, Ismail Tasholli thuhet se ka ftuar qytetarët që t’i bashkohen marshit.

“Sot dua t’ju drejtoj një ftesë të gjithë qytetarëve. Bashkohuni me ne më 12 shtator, në orën 14:00, në Sheshin ‘Skënderbeu’ në Prishtinë. Mos ejani vetëm, ejani me familjet tuaja, merrni fëmijët, prindërit, vëllezërit, motrat dhe miqtë tuaj, ashtu siç erdhi edhe Eliza. Le të jetë ky Marsh një Marsh qytetar, familjar, paqësor dhe dinjitoz. Le të jemi sa më shumë, le të jemi bashkë. Më 12 shtator, ora 14:00, Sheshi ‘Skënderbeu’. Dhe më 15 shtator, nga ora 22:00, takohemi përsëri në Hagë, në natën e pritjes, për të qëndruar së bashku deri në nisjen e seancës së gjyqit”, citohet të ketë thënë ai.

Gjykata Speciale më 16 shtator do të shpallë vendimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së të cilët akuzohen për krime lufte dhe për krime ndaj njerëzimit. Ata janë në paraburgim që nga nëntori i vitit 2020.

emërliriamarsh

Të ngjashme

“Liria ka Emër” organizon dy tubime në Hagë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së

“Liria ka Emër” organizon dy tubime në Hagë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së

15:14
“Liria ka Emër” me mesazh nga ajri: Kosova i pret në shtëpi ata që dhanë gjithçka për lirinë

“Liria ka Emër” me mesazh nga ajri: Kosova i pret në shtëpi ata që dhanë gjithçka për lirinë

13:58
6 ditë para verdiktit, Oda e Mjekëve vendos flamurin gjigjant “Liria ka emër”

6 ditë para verdiktit, Oda e Mjekëve vendos flamurin gjigant “Liria ka emër”

11:08

Më shumë nga Lajme

  • 22:45Enver Hoxhaj publikon marshin madhështor të UÇK-së të vitit 1999: Historia na thërret sërish, Kosova marshon përsëri
  • 22:35“Rrudhat u shtuan, por mendja kurrë nuk u plak” , djali i Jakup Krasniqit me disa vargje për babain
  • 22:28Sekuestrohen 14 motoçikleta dhe 1 trotinet
  • 21:24Marshi për Liri - Hoxha: Mesazhi ynë i vetëm është që procesi të jetë i drejtë
  • 21:11Aksident tragjik në Malishevë, vdes një person pasi ra nga rimorkioja derisa ishte duke punuar