Përfaqësuesit e platformës qytetare “Liria ka Emër”, Eliza Hoxha, Ismail Tasholli dhe Ridvan Emini, vizituan sot familjen e Jakup Krasniqit, i cili po gjykohet në Hagë, në fazën finale të procesit.
Ata u pritën nga bashkëshortja e tij, Sevdije Krasniqi, dhe djali, Altin Krasniqi.
Gjatë vizitës, përfaqësuesit e platformës shprehën mbështetje të plotë për familjen Krasniqi dhe ritheksuan besimin e tyre se lufta e popullit të Kosovës për liri ishte e drejtë dhe e pastër. Ata gjithashtu njoftuan për aktivitetet dhe mobilizimin qytetar për marshin “Drejtësi, jo politikë”, që do të mbahet më 17 shkurt në Prishtinë.
“Solidariteti me familjet e çlirimtarëve është detyrim moral dhe qytetar. Ne qëndrojmë pranë tyre me bindjen se drejtësia do të triumfojë,” tha Eliza Hoxha.
