Liridon Hereqi nga radhët e AAK-së garon nesër me numrin 41 për Asamblenë Komunale të Prishtinës.

Ai gjatë gjithë fushatës zgjedhore u takua me qindra qytetarë ku dëgjoi nga afër problemet e tyre, për të cilat tha se do të jap kontirutin e tij në zgjedhjen e secilave.

“Së bashku me kandidatin nga radhet e AAK-se, Beke Berishen per kryetar, jemi duke ndertuar nje vizion per Prishtinën më të rregulluar, më të paster dhe më të drejtë per te gjithë. Me mbështetjen tuaj, ky vizion do të bëhet realitet dhe Prishtina do të marrë atë që e meriton”, tha ai.