Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Lista Serbe dërgon ankesë në Kushtetuese, Ramadani: Loja politike, po e çon Kosovën në kolaps

GD
Gazeta Demos16 tetor 2025 në 13:37
Lista Serbe dërgon ankesë në Kushtetuese, Ramadani: Loja politike, po e çon Kosovën në kolaps

Lista Serbe sërish ka dorëzuar një ankesë në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës lidhur me zgjedhjen e nënkryetarit të Kuvendit nga radhët e komunitetit serb.Lidhur me për këtë eksperti i sigurisë, Burim Ramadani ka thënë se po bëhet një lojë politike e cila po e çon Kosovën në kolaps.

Madje sipas Ramadanit nëse vazhdohet në këtë situatë në një të ardhme të shkurt mund të rrezikohet edhe siguria kombëtare.

“Loja politike po e çon Kosovën në kolaps! Nëse eventualisht Gjykata Kushtetuese vendos masë të përkohshme, pas ankesës së Listës Serbe, atëherë gjasat janë që zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbahen në pranverë 2026. Kjo përputhet si periudhë kohore me përfundimin e mandatit të Presidentes aktuale. Pra, atëherë kur Kosova mund të mos ketë asnjë institucion qendror funksional. Alarmi i hershëm (qysh në korrik) për rrezikun e Kolapsit të shtetit do të prekte ndërgjegje kombëtare – po të ekzistonte një e tillë tek krerët e shtetit! Sot, pothuajse kemi kolaps brenda-institucional; Nesër, rrezikohemi nga kolapsi buxhetor; Pasnesër, rrezikohet siguria publike e kombëtare”, ka shkruar Ramadani.

Ndërkaq sot Gjykata Kushtetuese e Kosovës, ka konfirmuar se ka pranuar ankesë nga Lista Serbe, në lidhje me votimin e Nenad Rashiqit si nënkryetar i Kuvendit të Kosovës nga komuniteti serb.

Po ashtu më 16 tetor, Lista Serbe sërish ka dorëzuar një ankesë në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës lidhur me zgjedhjen e nënkryetarit të Kuvendit nga radhët e komunitetit serb, duke pretenduar se janë shkelur Kushtetuta, Rregullorja e punës së Kuvendit, si dhe një aktgjykimi i mëparshëm i Gjykatës Kushtetuese.

Më shumë nga Lajme

  • 23:41Ky është parashikimi i motit për nesër
  • 23:41Hoxhaj nga protesta: Një zë që nuk mund të shpërfillet – drejtësi për UÇK-në
  • 22:56Fotografi e rrallë e Bardhosh Gërvallës në demonstratën e vitit 1981 në Zvicër
  • 22:54Banorët e Grashticës së Prishtinës prej dy vitesh me rrugë të bllokuar
  • 22:51U.D presidentja merret me kryetarllëkun e PDK-së, Lushtaku: Ta kryen punën e vet, VV e ka përça popullin