Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Lista Serbe gjobitet edhe me 30 mijë euro nga PZAP-ja

GD
Gazeta Demos25 dhjetor 2025 në 11:46
Lista Serbe gjobitet edhe me 30 mijë euro nga PZAP-ja

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka gjobitur Listën Serbe me 30 mijë euro, pasi ka konstatuar shkelje të Kodit të Mirë­sjel­ljes gjatë fushatës zgjedhore, duke pranuar ankesën e subjektit politik `Kosovski Savez`.

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka aprovuar ankesën e subjektit politik ‘Kosovski Savez’, duke konstatuar se Lista Serbe ka shkelur Kodin e Mirësjelljes gjatë fushatës për Zgjedhjet e Parakohshme për Kuvendin e Kosovës, të caktuara për 28 dhjetor 2025.

Sipas vendimit të marrë të mërkuren, PZAP vlerësoi se Lista Serbe ka vepruar në kundërshtim me rregullat e fushatës dhe detyrimet ndaj kandidatëve, duke vendosur materiale promovuese në hapësira publike në rrugën “24 Nëntori” në Leposaviq.

Si pasojë, ky subjekt politik është gjobitur me 30 mijë euro dhe është urdhëruar që menjëherë të largojë të gjitha posterat dhe materialet zgjedhore që lidhen me shkeljen.

Ankesa ishte dorëzuar më të martën, ndërsa PZAP ka ritheksuar se respektimi i Kodit të Mirësjelljes është thelbësor për garantimin e një procesi zgjedhor të drejtë dhe të ndershëm.

Vlen të theksohet se Lista Serbe ishte ndëshkuar edhe ditë më parë, me një gjobë prej 20 mijë eurosh, për një rast tjetër të shkeljes së rregullave zgjedhore.

Më shumë nga Lajme

  • 15:25Policia me urdhër operativ për 16 shtatorin
  • 15:16E turpshme: Ish-polici serb e fyen Daut Haradinajn, tre shqiptarë e pëlqejnë komentin fyes
  • 15:10Ferizaj vendos baner të madh në mbështetje të komandantëve të UÇK-së
  • 15:06“Ngjarje tektonike” – Reuters për verdiktin që pritet ndaj Thaçit në Hagë
  • 15:05Zbulime të reja arkeologjike në Bostan të Novobërdës, gjurmë nga periudha e Mbretërisë Dardane