Lidhur me fushatën e PDK-së në komunën e Drenasit, kryetari i komunës, Ramiz Lladrovci ka dhënë opinion, duke kërkuar që fushata në Drenas të intensifikohet, ashtu siç i ka hije bastionit.
Postimi i Lladrovcit:
Qytetarë të komunës së Drenasit, Bedri Hamza dhe numri 130 është adresa e bastionit!
Kërkoj nga ju qytetarë kampionë dhe Shtabi i fitores së 12 Tetorit, të punoni për fitoren e PDK-së më 28 dhjetor.
Gjatë fundjavës pata shumë takime me qytetarë. Brengë është pjesëmarrja e zbehtë në takime zgjedhore. Gatishmëria ime për të qenë ku e kam vendin në fushatë, nuk hasi në mirëkuptim, andaj, nuk ndjej përgjegjësi.
Bedri Hamzës ia kam ofruar përkrahjen pa kushte. Kërkoj që fushata në Drenas të intensifikohet, ashtu siç i ka hije bastionit.
Prezantimi i Drenasit si komunë e shtatë e PDK, nuk e gëzoi asnjërin nga keqbërësit. Madje, as lajmet e Bedri Hamzës për Drenasin, nuk u pëlqyen nga ata.
E ritheksoj, nuk ka bir nane që na largon nga PDK, as mua me anëtarët e Shtabit fitues e as qytetarët kampionë.
