Me rastin e përvjetorëve të Epopesë së Dukagjinit dhe fillimit të bombardimeve të NATO-s ndaj regjimit të Sllobodan Millosheviqit.
Lladrovci ka shkruar se “në këtë ditë, para 28 vitesh, orteku i çlirimit mori hov nga bijat e bijtë më të mirë të kombit, të prirë nga Haradinajt heroikë me Epopenë e Dukagjinit, duke dëshmuar se Ushtria Çlirimtare e Kosovës, ishte vet liria.”.
Ai gjithashtu ka përmendur edhe bombardimet e NATO-së, duke e cilësuar 24 marsin 1999 si ditë historike dhe si një nga ditët më të gjata të jetës së tij.
Postimi i tij i plotë:
24 marsi 1998 në Gllogjan, shënon ditën e fuqizimit të besimit se Prekazi dhe Jasharajt ishin flakadan i pashuar deri në çlirimin e Kosovës.
Me bashkëluftëtarë, prijës qendror e lokal të trojeve etnike, familjarë të dëshmorëve e qytetarë, vendosëm kurora me lule dhe u përkulem me nderim pranë Memorialit të dëshmorëve në Gllogjan.
Në këtë ditë, para 28 vitesh, orteku i çlirimit mori hov nga bijat e bijtë më të mirë të kombit, të prirë nga Haradinajt heroikë me Epopenë e Dukagjinit, duke dëshmuar se Ushtria Çlirimtare e Kosovës, ishte vet liria.
Dalëzotësit e kombit, ishin në vendin e duhur, të pamposhtur deri në fitore!
