Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

​Habit Lladrovci për stadiumin nacional: Kam informata jo zyrtare se mund të ndodhë afër Prishtina-Mall-it

GD
Gazeta Demos8 prill 2026 në 12:04
​Habit Lladrovci për stadiumin nacional: Kam informata jo zyrtare se mund të ndodhë afër Prishtina-Mall-it

Debati për ndërtimin e stadiumit kombëtar të futbollit në Kosovë vazhdon të mbetet një nga temat më të diskutuara në vend, duke përfshirë institucione, federata dhe opinionin publik. Kërkesa në rritje për kapacitete më të mëdha dhe standarde ndërkombëtare, sidomos në prag të organizimit të Lojërave Mesdhetare 2030, ka shtuar presionin për një vendim sa më të shpejtë dhe të qartë për lokacionin e këtij projekti madhor.

Në këtë kontekst, kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, duke folur për KosovaPressin rreth kësaj çështjeje, ka deklaruar se ka informacione jozyrtare lidhur me vendndodhjen e mundshme të stadiumit, duke theksuar se vendimi final ende nuk është marrë dhe se procesi është në fazë vlerësimi nga institucionet përgjegjëse.

Ai ka bërë të ditur se sipas informatave që posedon, një nga opsionet që po qarkullon është ndërtimi i stadiumit në afërsi të Prishtina Mall-it, megjithatë ka shprehur rezerva për këtë ide dhe ka paralajmëruar për implikimet ligjore në rast të keqpërdorimeve të mundshme.

Lladrovci: Unë kam informata jo zyrtare që stadiumi do të bëhet prapa Prishtina Mall-it

“Unë kam informata jo zyrtare që do të bëhet prapa Prishtina Mall-it, në Graçanicë, në qoftë se dikush e dërgon për biznese të veta tek Prishtina Mall, ka për të pasur shumë probleme me ligjin sepse atje prona kushton bajagi shtrenjtë. Kam informacione jo zyrtare thash që nuk e besoj por si informacion ka dalë që i ka pasur kërkesat. Me sa kam informacion unë qeveria ose ministria e ka caktuar një komision i cili ka për ta bërë vlerësimin dhe ka për të vendosur, e që është nga Komiteti Olimpik, që është nga federata dhe nga ministria. Ne në kuadër të Lojërave Mesdhetare është dashtë me qenë dhe ka qenë i paraparë edhe stadiumi, e kemi një nënshkrim me ministrin paraprak që e kemi bërë dhe që e kemi në memorandum të nënshkruar për tu ndërtuar stadiumi sa më shpejtë. Unë dhe gjithë infrastrukturën që e kam sa i përket Lojërave Mesdhetare, unë kam vënë dispozicion dhe jam i gatshëm me e bë çdo ndërhyrje që do të kërkojnë nga ky komitet t’i themi ose nga ky komision i përcaktuar për këtë çështje”.

Së fundi, ministri i Ministrisë për Rini dhe Sport, Blerim Gashani, në një intervistë në “SportCast” të KosovaPressit, pranoi se momentalisht, Drenasi mbetet si lokacioni më i mundshëm për nisjen e ndërtimit të stadiumit të ri.

Kujtojmë se Kosova do të jetë organizatore e Lojërave Mesdhetare në vitin 2030 dhe ndërtimi i një stadiumi të ri është premtuar për këtë ngjarje, andaj, me afrimin e afateve për këtë ngjarje, pritet që institucionet përgjegjëse të intensifikojnë procesin dhe të dalin me një vendim përfundimtar që do të përcaktojë një nga projektet më të rëndësishme sportive në vend.

Ramiz Lladrovci

Më shumë nga Lajme

  • 16:25“Liria ka Emër” i fton Kurtin, Hamzën, Abdixhikun e Gjinin në marsh: Jo për fushatë, për Kosovën
  • 16:25“Kosova po pret”: Katër ditë para verdiktit në Hagë, Prishtina marshon për liri më 12 shtator
  • 16:13Peci përkujton Bajram Rexhepin: Pjesë e pashmangshme e memories për liri e shtetndërtim
  • 16:1324 lidhje të paautorizuara të ujit zbulohen brenda një jave
  • 15:54Eurot e shpenzuara nga turistët e forcojnë lekun në Shqipëri, 1 euro po këmbehet për 92.6 lekë