Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Lladrovci zbulon përpjekjet e VV-së për koalicion me PDK-në: Më ka shkruar një akter i afërt i Vetëvendosjes, ka kërku bisedime

GD
Gazeta Demos31 korrik 2025 në 08:09
Lladrovci zbulon përpjekjet e VV-së për koalicion me PDK-në: Më ka shkruar një akter i afërt i Vetëvendosjes, ka kërku bisedime

Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, i cili ka konfirmuar rikandidimin si kandidat i pavarur për kryetar të komunës, u pyet së fundmi nëse ka kontribuar për zgjidhje të krizës politike në situatën e moskonstituimit të Kuvendit të Kosovës.

Ai tha se një “akter i afërt i Vetëvendosjes ka kërku bisedime me PDK-në”, dhe të njëjtën informatë tha se ia ka dhënë Memli Krasniqit.

“Janë mundu me orientu elektoratin që unë me Enver Hoxhajn po bëjmë negociata me VV-në. Unë e kam pas një kërkesë nga një akter që është i afërt me Vetëvendosjen dhe unë ja kam dhënë menjëherë kryetarit të PDK-së, Memli Krasniqi, informatën”, tha Lladrovci në RTK.

“Kërkesa ka qenë me u ulë me bisedu dhe kryetari më ka thënë nëse ne dakordohemi në 5-6 pika, dakordohemi me ndihmu fondin e avokatëve të ish-krerëve të UÇK-së, në qoftëse disa pajtohen ne nuk jemi kundër dhe negociatat pastaj a kanë vazhdu apo jo unë nuk jam në ngjarje. Po kujtoj që kanë vazhdu në nivelin e dytë dhe nuk janë dakordu sepse Albin Kurti ka frikë ndoshta prej disa deputetëve a e votojnë a s’e votojnë…”, tha Lladrovci.

Ai tha se është e dëmshme me shku në zgjedhje të reja para atyre komunale.

“Ky ngërç i sjellur nga Albin Kurti nuk e kupton kerkush sa i dëmshëm dhe sa i keq është. Në Gjermani u bënë dy partitë, tradicionalisht në luftë mes vete, sepse Administrata Amerikane është duke zhvillu projektet shpejtë. Pra, këta nuk mujnë me kuptu se sa shpejtë truni i Trumpit punon dhe vjen një moment ose shpëtojmë ose na merr pusi”, u shpreh Lladrovci në RTK.

Më shumë nga Lajme

  • 07:11Cadman për deklaratat e Vuçiqit: Nëse ka pasur informacion për aktgjykimin, duhet të ketë hetim
  • 07:02Hehir: Turp i madh që një gjykatë e huaj që iu imponua Kosovës t’i shpallë fajtorë figurat e UÇK-së
  • 06:38Brahimaj: Ata që do të mërziten për lirimin e krerëve të UÇK-së, le të vajtojnë me Vuçiqin e Daçiqin
  • 06:37Temperaturat deri në 27°C, parashikimi i motit për të mërkurën
  • 23:41Pak orë para verdiktit në Hagë, veriu është i qetë