Pamje shqetësuese janë shpërndarë në rrjetet sociale nga fshati Sallkoc i Poshtëm në komunën e Gjilanit, ku disa lopë të ngordhura duken të hedhura në rrugë, në hyrje të fshatit.
Lidhur me këtë kanë reaguar edhe banorët, të cilët e kanë cilësuar këtë veprim si të papërgjegjshëm duke theksuar faktin se gjithë kjo situatë paraqet rrezik për shëndetin public, mjedisn dhe kafshët.
