Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Lushtaku kërkon unifikim politik rreth Gjykatës Speciale

GD
Gazeta Demos28 shtator 2026 në 10:37
Lushtaku kërkon unifikim politik rreth Gjykatës Speciale

Deputeti i PDK-së, Mergim Lushtaku, ka folur para fillimit të seancës së Kuvendit, duke kërkuar unifikim të spektrit politik lidhur me çështjen e Gjykatës Speciale.

Lushtaku ka thënë se kjo çështje nuk duhet të lidhet me zgjedhjen e Presidentit, pasi, sipas tij, bëhet fjalë për dy procese të ndryshme.

“Unë nuk do ta lidhja këtë pjesë me Presidentin, sepse kjo është një pjesë që kërkon unifikim. Pjesa e Presidentit është më shumë çështje e negociatave politike”, ka deklaruar Lushtaku.

Ai ka kërkuar që çështja e Dhomave të Specializuara të trajtohet në mënyrë të unifikuar nga subjektet politike, duke thënë se qytetarët po kërkojnë që politika të ketë një qëndrim të përbashkët.

“Nuk duhet të mendohet fare çështja e kërkesave edhe kushteve, nëse do ta mbështesësh qëndrimin politik apo edhe projektligjin për Dhomat e Specializuara. Në rast se ju nuk e votoni Presidentin, ne nuk i votojmë këto qëndrime”, ka thënë ai.

Lushtaku ka shtuar se qytetarët e Kosovës, përfshirë të rinjtë, gratë dhe burrat, sipas tij, po kërkojnë nga politika unifikim rreth çështjes së Dhomave të Specializuara.

“Qytetarët e Kosovës po kërkojnë një gjë, që të diskutohet edhe nga politika dhe të ketë unifikim rreth Dhomave të Specializuara. Të tregohet se ajo është një gjykatë politike dhe se asaj gjykate politike nuk mund t’i referohen në emër të popullit të Kosovës”, tha ai.

lushtakuunifikimpolitik

Më shumë nga Lajme

  • 11:20Dalin në shitje biletat për tifozët e Kosovës për ndeshjen ndaj Izraelit
  • 11:17DREJT UNITETIT APO PËRÇARJES!
  • 11:15Aktakuzë ndaj një personi në Prizren për shit-blerje të narkotikëve, iu kap marihuana në Vërmicë teksa po vinte me autobus nga Shqipëria
  • 11:14Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikimin e të dyshuarit për vjedhje në Malishevë
  • 11:11Nisma e PDK-së për Specialen, Ymeri: Do ta diskutojmë në Grup Parlamentar