Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Lushtaku: Kurti nuk po tregon gatishmëri për kompromis, rrezikohen zgjedhjet e reja

GD
Gazeta Demos10 gusht 2026 në 18:58
Lushtaku: Kurti nuk po tregon gatishmëri për kompromis, rrezikohen zgjedhjet e reja

Deputeti i zgjedhur i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Mërgim Lushtaku, pas mbledhjes së Kryesisë së kësaj partie, ka deklaruar se Kosova rrezikon të shkojë në zgjedhjet e katërta, duke kritikuar pushtetin për mungesë të kompromisit dhe mosfunksionimin e institucioneve, raporton Ekonomia Online.

Lushtaku tha se për dy vite institucionet nuk janë konstituuar mirëfilli dhe se kjo situatë po ndikon në kategori të ndryshme të shoqërisë.

“Po deri më sot po shohim që se dy vite nuk janë konstituuar institucionet mirëfilltë që mos me shku nga zgjedhjet në zgjedhje. Tash mundësia reale është që me shku edhe zgjedhjet e katërta me radhë, fatkeqësisht. Dhe sigurisht që kur një pushtet nuk e merr me qetësi që me bashkëpunuar me pasur kompromis dhe me i formuar institucionet që me i adresuar kërkesat e bujqve, të studentëve, të administratës, të shërbimit publik apo edhe sigurisht edhe të shërbimit shëndetësor. E të gjitha kategorive të kësaj shoqërie që çdo ditë e më shumë po i vështirësohet organizimi, funksionimi”, tha Lushtaku.

Ai përmendi edhe problemet me furnizimin me energji elektrike, duke thënë se mosfunksionimi i institucioneve po bëhet gjithnjë e më i dukshëm.

“Kemi raste edhe të transfuzionit të gjakut që sa orë është pa energji elektrike që e vështirëson jetesën. Çdo ditë e më shumë mosfunksionimi po bëhet realitet. Dhe në këtë drejtim sigurisht që ne po shohim që e ka bërë normalitet shkeljen e Kushtetutës. Tash një qytetar thotë pse është për mua e rëndësishme që me i pasur vëmendjen te shkelja e Kushtetutës? Po besoj që kur përbuzet Kushtetuta, përbuzet edhe vetë shteti edhe çdo pore e funksionimit të shtetit”, u shpreh ai.

Lushtaku tha se opozita ka pranur ftesë për takim, por sipas tij, nuk ka parë ndryshim nga ana e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti.

“Ne realisht kemi pasur, që kanë dërguar letra te njëpasnjëshme po kemi dhënë qëndrimet publike që ne jemi si opozitë dhe qëndrimet tona janë publike, por nuk kemi parë asnjë ndryshim nga ana e Albin Kurtit”, tha ai.

Sipas Lushtakut, Kurti e ka shumicën për formimin e Qeverisë, por jo edhe për zgjedhjen e presidentit, çka, sipas tij, kërkon kompromis politik.

“Ne çdo herë kemi thënë edhe para se të shkojmë në këto zgjedhje që e lamë pas, që ai ka mazhorancën e ka shumicën për me i formuar qeverinë, por nuk e ka shumicën që me zgjedhur presidentin. Derisa ka kompromis në çdo shoqëri edhe Kushtetuta e Kosovës është e bazuar në vendet evropiane, sigurisht që edhe atje e kanë ditur që ka me pasur një ngërç politik dhe do të ketë kompromis”, deklaroi Lushtaku.

Lushtaku akuzoi Kurtin se po përpiqet ta paraqesë opozitën si fajtore dhe tha se PDK-ja nuk do të pranojë, siç u shpreh ai, të bie në “kurthin” e tij.

“Derisa ai po mundohet me i barrikaduar opozitën si fajtore dhe po mundohet që me thënë ju e keni obligim me vendos atë që e thom unë, sigurisht që ne nuk do të bimë në kurthin e tij dhe në kundërshtimin e tij”, u shpreh ai.

Në fund, Lushtaku tha se PDK-ja nuk mund t’i shohë me siguri të gjitha pozitat e hierarkisë më të lartë të shtetit në duart e një subjekti politik.

“Sepse për neve tashmë ai bën një lloj decidivisti se vazhdimisht e shkel ligjin, vazhdimisht e shkel Kushtetutën e Kosovës dhe sigurisht që nuk mundemi me pa siguri që me i pasur të gjitha pozicionet hierarkisë së shtetit më të larta.”

I pyetur nëse PDK-ja ka pranuar ndonjë ftesë për takim ditëve të fundit, Lushtaku u përgjigj shkurt: “Jo, s’kemi pranuar.”

lushtakuzgjedhjetkompromis

Të ngjashme

Lushtaku para qeverisë: Ora 8:16, ku je kryeministër? Me gjasë paska pi mbrëme

Lushtaku - Kurtit: Ora 8:16, ku je kryeministër? Me gjasë paska pi mbrëme

08:38
Lushtaku: Përballë dhunuesve të Kushtetutës nuk duhet të ketë heshtje

Lushtaku: Përballë dhunuesve të Kushtetutës nuk duhet të ketë heshtje

18:22

Më shumë nga Lajme

  • 21:24Lushaku-Sadriu: Oferta e VV-së ishte jodinjitoze për LDK-në
  • 21:19Gashi reagon pas pozicionimit të partisë që të qëndrojnë në opozitë
  • 20:59Dita e 75-të e protestës në Tiranë
  • 20:59Meta takon avokatin në burg, por pretendon se kamera monitoroi bisedën: Na shkelën konfidencialitetin
  • 20:50Vjen reagimi i parë për ofertën e LDK-së: Duhet përshëndetur, nëse s’ka hile