Ekspozita e vendosur ditë më parë në sheshin qendror të Prishtinës ka nxitur reagime të shumta nga familjarët e viktimave të luftës, për shkak të pasaktësive në të dhënat e paraqitura.
Në këtë ekspozitë, një pjesë e konsiderueshme e civilëve të vrarë gjatë luftës së fundit në Kosovë paraqiten si “persona të armatosur”, çka është kundërshtuar ashpër nga të afërmit e tyre.
Qytetari Astrit Gjocaj, njëherësh vëllai i dy invalidëve të luftës, i cili ndërmori një veprim simbolik duke mbuluar një pjesë të billbordeve të ekspozitës, ka folur në emisionin “Kosova Live” për reagimet që ka marrë nga familjarët.
