Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Lajme

Majkon e përlot verdikti i Hagës: Na u bë e qartë se Kosova s’ka tjetër veç Shqipërisë dhe se Shqipëria s’ka tjetër veç Kosovës

GD
Gazeta Demos16 shtator 2026 në 20:18
Majkon e përlot verdikti i Hagës: Na u bë e qartë se Kosova s’ka tjetër veç Shqipërisë dhe se Shqipëria s’ka tjetër veç Kosovës

Një vendim dramatik që nuk e ndryshon historinë e ka quajtur ish-Kryeministri shqiptar i Luftës së Kosovës, Pandeli Majko, verdiktin e sotëm të Gjykatës së Hagës.

Pa i fshehur emocionet, ai e cilëson vendimin si një dramë të jashtëzakonshme njerëzore dhe shpreh shqetësim për mënyrën se si, sipas tij, mund të ndikojë në perceptimin historik të luftës së Kosovës.

“Dëshiroj të them që, megjithëse dëgjoj se UÇK-ja doli e pastër, kam një ndjenjë pesimizmi. Është disa herë që përpiqen të na deformojnë historinë. Nuk mund të thuash doli nga kjo histori e pastër UÇK-ja, që doli e papërlyer. Është fakt historik që UÇK-së ose i janë vrarë, ose i janë dënuar. Kjo është dramë dhe duhet vlerësuar thellësia e saj”, u shpreh ai për Top Channel.

Majko thotë se në këtë moment Kosova dhe Shqipëria duhet të tregojnë një qëndrim dinjitoz dhe të shmangin përplasjet me drejtësinë. Ai kujton edhe reagimet emocionale pas vendimit, duke thënë se drama njerëzore e këtij procesi nuk mund të anashkalohet.

“Ky vendim dramatik i Hagës na bëri të qartë se Kosova nuk ka tjetër veç Shqipërisë dhe Shqipëria nuk ka tjetër veç Kosovës. Sot kanë parë të gjithë njerëz duke qarë, fëmijë dhe ish-ushtarë të UÇK-së. Drama nga pikëpamja njerëzore është e jashtëzakonshme. Nuk ka nevojë të qajnë, por të kenë një qëndrim dinjitoz. Nuk është i fuqishëm ai që shan një vendim gjykate. Çdo inat karshi saj më duket dobësi”, tha Majko.

Për Majkon, beteja juridike nuk ka përfunduar. Ai thekson se tashmë mbetet edhe procesi i Apelit dhe kërkon që vendimi të shihet përtej fatit individual të të dënuarve.

“Tani është edhe Apeli dhe mendoj se Kosova dhe Shqipëria duhet ta vlerësojnë këtë jo si akt personal, por si akt që na ka goditur të gjithëve. Në luftë është shumë e vështirë të ndash një akt personal nga një akt kolektiv”, u shpreh ai.

Gjykata Speciale u krijua në vitin 2015 me vendim të Kuvendit të Kosovës, pas ndryshimeve kushtetuese dhe marrëveshjeve me Bashkimin Evropian. Për ish-kryeministrin shqiptar, pranimi i kësaj gjykate ishte një çmim që Kosova zgjodhi të paguante në rrugën e saj drejt konsolidimit ndërkombëtar.

“Mënyra se si u formua ky vendim ishte si një çmim. Mendoj se akti i krijimit të kësaj gjykate kërkoi një trimëri të caktuar dhe, në fund të fundit, askush nuk mund të akuzojë nga pikëpamja ndërkombëtare apo historia. Ky vendim u mor se subkoshienca e shqiptarit është e vetëdijshme se gjithçka është paguar ose me vrasje, ose me burgosje. Nuk na zhgënjyen”, thotë Majko.

Por për Majkon, vendimi i sotëm ka edhe një dimension personal. Në vitet e luftës së Kosovës, ai ishte kryeministër i Shqipërisë dhe Hashim Thaçi ishte një prej drejtuesve të UÇK-së dhe pjesë e delegacionit të Kosovës në Rambuje.

“Hashim Thaçi është drejtues i delegacionit të Rambujesë që e bëri për herë të parë Kosovën subjekt të të drejtave ndërkombëtare. Hashimi ishte një luftëtar, ishte një drejtues. Jam krenar që e kam pasur dhe do ta kem mik. Madje tani do ta kem mik më shumë”, u shpreh ish-kryeministri Majko.

tjetërkosovëshagës

Të ngjashme

Presidentja pret në takim akademikët e Kosovës dhe të Shqipërisë

Presidentja pret në takim akademikët e Kosovës dhe të Shqipërisë

13:53
Mblidhet Qeveria e Kosovës

Mblidhet Qeveria e Kosovës

11:21
Osmani në Oxford: Zëri i Kosovës është zëri i një populli që e di çmimin e lirisë

Osmani në Oxford: Zëri i Kosovës është zëri i një populli që e di çmimin e lirisë

11:07
Dogana e Kosovës arkëton 186.6 milionë euro gjatë tetorit, shënon rritje prej 5.9 për qind

Dogana e Kosovës arkëton 186.6 milionë euro gjatë tetorit, shënon rritje prej 5.9 për qind

10:31

Më shumë nga Lajme

  • 16:28Shiroka Pula takon shefin e OSBE-së në Kosovë, diskutohet forcimi i bashkëpunimit
  • 16:17Begaj dekreton Reformën Territoriale, në zgjedhje do votohet në 46 bashki
  • 16:16Tahiri: Ish-zv/kryeprokurori i Speciales duhet të tregoj mbi cfarë baze i krahason krerët e UÇK-së me Mladiqin
  • 16:08Vdes imami kosovar
  • 16:06​Komisioni për Punë të Jashtme mban takim pa praninë e mediave