Shefi i deputetëve të Aleancës, Besnik Tahiri ka thënë se Alex ëhiting, ish-zëvendëskryeprokuror i Speciales e tash ligjërues, duhet të tregojë mbi çfarë baze i barazon krerët e UÇK-së me Ratko Mladiqin, arkitektin e gjenocidit në Bosnjë.
Tahiri shkruan se çlirimtarët e Kosovës luftuan kundër regjimit kriminal të Millosheviqit për liri, jo për gjenocid.
“Kërkoj nga shteti, ministria e jashtme dhe ajo e drejtësisë të reagojë dhe të kërkojë llogari! Mbi çfarë argumentesh i shtronë keto pyetje sugjestive, ku i ka faktet se mediat në Kosovë janë të instrumentalizuara? Ku janë provat se transmetuesi publik (RTK) është i manipuluar”, shkruan Tahiri.
Reagimi:"
SKANDALOZE DHE E PAPRANUESHME!
Alex Whiting, ish-zëvendëskryeprokuror i Speciales e tash ligjërues, duhet të tregojë mbi çfarë baze i barazon krerët e UÇK-së me Ratko Mladiqin, arkitektin e gjenocidit në Bosnjë. Çlirimtarët e Kosovës luftuan kundër regjimit kriminal të Millosheviqit për liri, jo për gjenocid!
Kërkoj nga shteti, ministria e jashtme dhe ajo e drejtësisë të reagojë dhe të kërkojë llogari! Mbi çfarë argumentesh i shtronë keto pyetje sugjestive, ku i ka faktet se mediat në Kosovë janë të instrumentalizuara? Ku janë provat se transmetuesi publik (RTK) është i manipuluar?
Ambasada jonë në Washington, DC, duhet ta adresojë këtë çështje pranë universitetit ku ligjëron dhe të ndërmarrë hapa diplomatikë.
Nuk kërkojmë emocione, por fakte dhe përgjegjësi. Nëse nuk ka argumente, këto deklarata duhet të tërhiqen dhe autori të kërkojë falje.
Shteti, Qeveria nuk guxon të heshtë kur tentohet të njolloset lufta e saj çlirimtare!