Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

“Mami, mos më telefono” – momentet e tmerrit gjatë sulmit me armë në shkollën e Tajlandës

GD
Gazeta Demos8 gusht 2026 në 22:26
“Mami, mos më telefono” – momentet e tmerrit gjatë sulmit me armë në shkollën e Tajlandës

Të shtëna me armë në një shkollë në periferi të Bangkokut kanë shkaktuar një tragjedi të rëndë, ku nëntë persona humbën jetën dhe 23 të tjerë u plagosën.

Ngjarja ndodhi të premten në mëngjes në shkollën Debsirin Nonthaburi. Nxënësja 14-vjeçare, e identifikuar vetëm me nofkën Khim, tregoi për Reuters se fillimisht ajo dhe shokët e klasës menduan se zhurmat mund të vinin nga një kantier ndërtimi pranë shkollës.

Por pas disa krismave të tjera, një mësues i futi nxënësit në klasë. Ai kontrolloi një grup komunikimi dhe konfirmoi lajmin që i tmerroi të gjithë: në ndërtesë ndodhej një person i armatosur dhe po qëllonte.

“Dëgjova disa të shtëna dhe mendova se nuk do të mbijetonim”, tregoi Khim.

Nxënësit lëvizën bankat për të bllokuar derën, fikën dritat dhe u mblodhën pranë dritareve, duke u përpjekur të fshiheshin.

Sipas autoriteteve, sulmuesi i dyshuar ishte një nxënës tjetër 14-vjeçar. Për rreth 40 minuta ai lëvizi nëpër shkollë duke qëlluar, duke vrarë tre mësues dhe dy pjesëtarë të stafit të shkollës, përpara se të vriste veten, shkruan Reuters.

Policia tha se tragjedia kishte nisur disa orë më herët.

Në orët e para të mëngjesit, i dyshuari dyshohet se kishte qëlluar për vdekje gjyshërit e tij në shtëpinë e tyre. Më pas ai mori autobusin drejt shkollës, rreth 18 kilometra larg, ku pak para orës 10:00 nxori armën dhe nisi të qëllonte.

Me nëntë viktima dhe 23 të plagosur, kjo është cilësuar si një nga sulmet më të rënda me armë në Tajlandë që nga viti 2022.

Ngjarja ka rikthyer në qendër të debatit publik çështjen e kontrollit të armëve të zjarrit në Tajlandë, një nga vendet e Azisë Juglindore me numrin më të lartë të armëve në duart e civilëve.

VIDEO

armëshkollënmami

Të ngjashme

Vrasja e dyfishtë në Gjilan, të dyshuarit i bastisen shtëpitë e pronat, i gjenden armë pa leje

Vrasja e dyfishtë në Gjilan, të dyshuarit i bastisen shtëpitë e pronat, i gjenden armë pa leje

09:08

Më shumë nga Lajme

  • 12:25Diplomati rus i dëbuar nga Bullgaria shfaqet në Serbi
  • 12:10“Nëna e pa të birin të vrarë në një dhomë të shtëpisë”-Detaje nga Gjilani, ku babai dyshohet se e vrau djalin e tij
  • 12:09Nagavci: Kemi rezerva për projektligjin për ish-krerët e UÇK-së, por i mbështetëm deputetët
  • 11:52Përfaqësues të BE-së në Kosovë theksojnë rëndësinë e rikthimit të stabilitetit institucional
  • 11:50Ligji për Specialen, Çitaku: E rëndësishme që të diskutojmë me BE-në, s'po ikim nga drejtësia