Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Kurti: Konjufca i ka të sigurta 56 vota, ndoshta merr edhe më shumë

GD
Gazeta Demos4 nëntor 2025 në 18:55
Kurti: Konjufca i ka të sigurta 56 vota, ndoshta merr edhe më shumë

Kryeministri në detyrë i Kosovës Albin Kurti, ka folur rreth tentimit për formimin e Qeverisë së re.

Sot Lëvizja Vetëvendosje e ka dërguar te presidentja Vjosa Osmani, emrin e Glauk Konjufcës, si mandatar për ekzekutivin e ri.

Kurti në një konferencë për media tha se nuk është kurrëfar obligimi të sigurohen 61 nënshkrime.

Ai theksoi se Konjufca i ka të sigurta 56 vota, ato të cilat Kurti i ka pasur në seancën e 26 tetorit.

“Për mandatarin e ri, në tentimin e dytë, Glauk Konjufca, i ka të gjitha votat që i kam pasur unë, ju e dini që në Kuvend të Republikës unë i mora 56 vota nga 61 sa është minimumni i nevojshëm. 56 vota i ka sigurt Glauku, ndoshta merr më shumë. Më pak nuk mund të marrë. Maksimumi im është minimumi i Glaukut”, deklaroi Kurti në konferencën e mbajtur për media.

Shefi i Qeverisë në detyrë theksoi se është dëm i madh të shkohet në dy palë zgjedhje për pak muaj.

“Nuk është kurrëfar obligimi të sigurohen 61 nënshkrime, tentimi i dytë për bindjen tonë përveçse e drejtë është edhe obligim, në mënyrë që të bëhet çmos që të evitohen zgjedhjet e reja. Është dëm i madh nëse detyrohemi të kemi zgjedhje të reja edhe në dhjetor edhe në prill, prandaj edhe sot ne dërguam tek zonja presidente emrin e Glauk Konjufcës, ish-kryetarit të Kuvendit, nënkryetarit të parë të subjektit ku unë jam kryetar që të tentojmë edhe njëherë formimin e Qeverisë, në mënyrë që të mos kemi dy palë zgjedhje për pak muaj, dhe meqenëse opozita po thotë se nuk pranon kurrsesi të votojë buxhet të Qeverisë në detyrë, ndonëse ne e kemi bërë këtë kur ishte kryeministër Avdullah Hoti, atëherë pra le ta kemi një qeveri e cila nuk është më në detyrë, por e votuar në Kuvendin e Republikës së Kosovës dhe le ta kalojmë buxhetin”, tha Kurti në një konferencë të mbajtur për media.

Albin Kurti

Më shumë nga Lajme

  • 12:23Kurti për Triumf Rizën: Emri i tij, pjesë e historisë së Policisë së Kosovës
  • 12:16Tahiri: Kurti ka tendencë ta nënshtrojë qytetarin dhe ta cenojë rendin kushtetues
  • 12:10PDK homazhe te Memoriali i të Zhdukurve: Kosova s’do të pushojë së kërkuari të vërtetën
  • 12:04Ramadani: Një pjesë e deputetëve të LVV-së sot janë në bregdet, ne po flasim për shtetin
  • 11:47Fluks i lartë në Morinë, mbi 200 mijë hyrje nga Kosova në vetëm një javë