Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Maqedonci: Këtë vit presim një sasi të Javelinëve, zhvillimet globale shkaktuan vonesa

GD
Gazeta Demos16 tetor 2026 në 08:36
Maqedonci: Këtë vit presim një sasi të Javelinëve, zhvillimet globale shkaktuan vonesa

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqeodonci ka thënë se presin që këtë vit Forca e Sigurisë së Kosovës të pajiset me një sasi të sistemit anti-tank, Javelin nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ai ka thënë se një gjë e tillë ishte premtuar edhe vitin e kaluar, por sipas tij, vonesa ka ndodhur edhe për shkak të zhvillimeve, ku ShBA është në luftë në disa fronte, si dhe ndihma që i ka bërë Ukrainës.

“Janë në procesin përfundimtar të arritjes, jemi në diskutim që të kemi edhe gjatë këtij viti një sasi,normalisht që na është premtuar vitin e kaluar që ta kemi këtë vit. Nuk mund të gjykojë edhe vonesat e mundshme, duke pasur parasysh që ShBA-ja po lufton aktualisht në disa fronte të luftës.Normalisht, sepse kërkesat janë shumë të mëdha, ka pasur një mbështetje për Ukrainën në vazhdimësi, Shqipëria pas pesë viteve, i ka pranuar këtë vit dhe vendet tjera”, ka thënë ai në emisionin “InfoNata” në Tëvë1.

Maqedonci ka bërë të ditur se FSK, tashmë ka tri lloje të sistemit anti-tank.

“Ne tash kemi në inventarin e Ushtrisë së Kosovë, tri lloje të tjera të sistemeve anti-tank, një të ngjashme me Javelin, një e blerë nga Repulika e Gjermanisë, sistemi më i ri i anti-takut dhe një të blerë nga Turqia”, ka thënë Maqedonci.

Ai ka folur edhe helikopterët “Black Haëk” nga ShBA. Maqedonci tha se janë duke vazhduar me procedurat dhe se janë duke i bërë përgatitjet e nevojshme, ku ka përmendur ndërtimin e hangarëve.

Në janar të vitit 2024, Shtetet e Bashkuara të Amerikës kishin pranuar kërkesen e Kosovës për blerjen e këtij sistemi anti-tank.

maqedoncisasivonesa

Të ngjashme

Maqedonci: Siguria forcohet përmes diplomacisë dhe bashkëpunimit ndërkombëtar

Maqedonci: Siguria forcohet përmes diplomacisë dhe bashkëpunimit ndërkombëtar

20:20
Maqedonci rithekson përkushtimin e Kosovës për anëtarësim në NATO në takimin me zyrtaren e Aleancës

Maqedonci rithekson përkushtimin e Kosovës për anëtarësim në NATO në takimin me zyrtaren e Aleancës

21:03

Më shumë nga Lajme

  • 09:01Vrasja në Pogragjë, i dyshuari vazhdon të mbetet në arrati
  • 09:00Sa të sigurta janë të dhënat digjitale në Kosovë?
  • 08:52Komandanti i FSK-së në ShBA, takime në Pentagon dhe me Gardën Kombëtare të Ajovës
  • 08:51Lipjan: Sulmoi nënën e tij, përfundon në pranga i dyshuari
  • 08:48Leposaviq: I mituri dyshohet se hyri nga Serbia në Kosovë përmes rrugëve ilegale, ndalohet nga policia