Ministri i Mbrojtjes në detyrë, Ejup Maqedonci, ka shprehur mbështetjen për ish-pjesëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që po përballen me procesin gjyqësor në Hagë.

Përmes një postimi, kjo ministri ka thënë se qëndron në mbështetje të luftës së UÇK-së, të cilën e ka cilësuar si të drejtë.

“Në kërkim të drejtësisë për bashkëluftëtarët që po gjykohen në Hagë dhe në mbështetje të luftës së drejtë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës!”, thuhet në postimin e Ministrisë së Mbrojtjes në detyrë.