Në vazhdimësi, Kosova është përballur me një varg kërcënimesh dhe veprimesh destabilizuese të ardhura nga Serbia, nga sulmi i terroristë në Banjskë në vitin 2023, aktit tjetër kriminal në Kanalin e Ibër-Lepencit, e deri te sulmet e përsëritura përmes të cilave shteti serb synon të cenojë rendin kushtetues të vendit.
Lidhur me këtë, në një intervistë për RTK-në, ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, thotë se Serbia po vazhdon me të njëjtën politikë agresive të së kaluarës, por thekson se Kosova ka ndërtuar kapacitete të mjaftueshme për t’u përballur me çdo rrezik. Ai paralajmëron blerjen e helikopterëve Black Hawk dhe thekson se koncepti i Mbrojtjes Gjithëpërfshirëse e pozicionon vendin si të sigurt pa nevojën e shërbimit të detyrueshëm ushtarak.
Gjatë viteve të fundit, Kosova është përballur me përpjekje të vazhdueshme destabilizuese, nga ana e Serbisë në krye me Aleksandër Vuçiqin.
Sulmi terrorist më 24 shtatorit i 2023 në Banjskë përmes një formacioni paraushtarak të mbështetur nga Vuciqi që kishte për qëllim aneksimin e veriut, akti terrorist në Kanalin e Ibër Lepencit në vitin 2024 dhe shumë sulme të tjera të vazhdueshme minuan stabilitetin rendin kushtetues dhe sovranitetin vendit.
Madje për këtë Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, thotë se Serbia vazhdon ta ketë politiken e njëjtë si para tri dekadash. Por thotë se Kosovë është e gatshme ti bëj ballë çdo kërcënime nga cilido shtet që vjen.
“Një politikë që synon destabilizim dhe që ka qasje hegjemoniste dhe destabilizuese në raport me të tjerët dhe kjo na bënë që të marrim masa të përgatitemi jo vetëm për një kërcënim të veçante por për të gjitha kërcënimet që vijnë. Ne nuk matemi, nuk përgatitemi, nuk armatosemi vetëm duke pas për bazë vetëm kapacitet e Serbisë. Ne po ndërtojmë një Forcë që është e gatshme jo vetëm të mbroj Kosovës nga çdo kërcenim dhe rrezik, por edhe të kontribuojmë për paqe dhe siguri krahas aleatëve tanë nëpër botë”, tha Maqedonci.
