Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Masakra e shkurtit 2000 në Mitrovicë, Kurti: Populli dhe shteti i Kosovës s’harron asgjë dhe askë, asnjëherë!

GD
Gazeta Demos3 shkurt 2026 në 16:14
Masakra e shkurtit 2000 në Mitrovicë, Kurti: Populli dhe shteti i Kosovës s’harron asgjë dhe askë, asnjëherë!

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka kujtuar përvjetorin e Masakrës së 3–4 shkurtit 2000 në Mitrovicë, ku tha se shteti i Serbisë përmes policisë dhe grupit paraushtarak kriminal “Rojet e urës”, kreu spastrim etnik në zonën veriore të qytetit.

Në një postim të gjatë në Facebook, Kurti tha se populli dhe shteti i Kosovës nuk harron asgjë dhe askë, asnjëherë!

Sipas tij, çdo veprim gjatë pesë viteve të fundit i Qeverisë në veri të Mitrovicës dhe në veri të Kosovës në përgjithësi, duhet lexuar duke e ruajtur në sfond, historinë e këtyre ngjarjeve, por edhe sulmin terrorist në Banjskë me qëllim aneksim territori, më 24 shtator 2023.

“Andaj, sot në 26 vjetorin e fillimit të spastrimit etnik të veriut të qytetit të Mitrovicës nga shteti i Serbisë, i kujtojmë dhe i nderojmë të rënët, i mbështesim të plagosurit dhe të dëbuarit, për drejtësi, për paqe dhe për historinë dhe ardhmërinë e Kosovës. Përgjithmonë!” .

Më shumë nga Lajme

  • 23:39Rama: Mundësi të barabarta që gratë të marrin pjesë dhe të udhëheqin
  • 23:23Vëllezërit e Hashim Thaçit dhe Shukri Buja në mesin e protestuesve që do të qëndrojnë afër Kuvendit deri nesër
  • 23:11Gjithë natën në shesh, pas tendave, protestuesit ndezin edhe zjarre
  • 23:02Studentët në mbështetje të protestës për UÇK-në, thirrje për mobilizim nesër në orën 08:00
  • 23:02Këmbësori që vdiq pasi u godit nga vetura në Prugovc, varroset nesër