Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

MASh ndan 100 bursa për këtë kategori të nxënësve, aplikimi hapet deri më 1 tetor

GD
Gazeta Demos9 korrik 2026 në 15:06
MASh ndan 100 bursa për këtë kategori të nxënësve, aplikimi hapet deri më 1 tetor

Ministria e Arsimit dhe Shkencës (MASh) ka njoftuar se edhe për vitin shkollor 2026/2027 do të mbështesë nxënësit e Arsimit dhe Aftësimit Profesional (AAP) përmes ndarjes së 100 bursave, me qëllim të nxitjes së regjistrimit në drejtimet deficitare dhe rritjes së pjesëmarrjes së vajzave në drejtimet teknike.

Sipas njoftimit të MASh-it, bursat janë të dedikuara për nxënësit e klasës së dhjetë në Institucionet e Arsimit dhe Aftësimit Profesional (IAAP), ndërsa secila bursë ka vlerën 50 euro në muaj, përkatësisht 500 euro për vitin shkollor, duke përjashtuar muajt korrik dhe gusht.

“Ministria e Arsimit dhe Shkencës, edhe për vitin shkollor 2026/2027, do të mbështesë nxënësit e Arsimit dhe Aftësimit Profesional (AAP) përmes ndarjes së 100 bursave, me synim nxitjen e regjistrimit në drejtimet deficitare dhe rritjen e pjesëmarrjes së vajzave në drejtimet teknike. Bursat janë të dedikuara për nxënësit e klasës së dhjetë në IAAP dhe kanë vlerën 50 euro në muaj, përkatësisht 500 euro për vitin shkollor, ndërsa mbështetja do të vazhdojë për tri vite të shkollimit, sipas kritereve të përcaktuara”, thuhet në njoftim.

MASh bën të ditur se nga 100 bursat e planifikuara, 70 do t’u ndahen nxënësve që regjistrohen në drejtimet deficitare, ndërsa 30 do të jenë të dedikuara për vajzat që zgjedhin drejtimet teknike.

“Nga numri i përgjithshëm i bursave, 70 janë të destinuara për nxënësit që regjistrohen në drejtimet deficitare, ndërsa 30 për vajzat që zgjedhin drejtimet teknike, me qëllim zhvillimin e aftësive profesionale në fushat ku tregu i punës ka nevojë për kuadro të reja”, thuhet më tej.

Sipas ministrisë, afati për aplikim është nga 9 korriku deri më 1 tetor 2026. Aplikimi dhe dorëzimi i dokumentacionit bëhet në IAAP, ndërsa drejtorët e këtyre institucioneve duhet t’i dorëzojnë aplikacionet në MASh, përkatësisht në Departamentin e Arsimit dhe Aftësimit Profesional, deri më 5 tetor 2026.

Më shumë nga Lajme

  • 09:16Çmimet e reja të derivateve, nafta sot arrin në 1.77 euro-litri
  • 08:56Bill Clinton feston 80-vjetorin e lindjes
  • 08:52Zelensky propozoi kandidatët për ministër të Brendshëm dhe ministër të Jashtëm, Parlamenti voton sot
  • 08:43Deputeti i LDK-së: Kemi komunikim të shëndetshëm me Hamzën e Gjinin
  • 08:33Aksident tragjik në rrugën Mitrovicë-Prishtinë, humbin jetën dy të rinj