Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Mbahet ceremonia përkujtimore e ish të burgosurve politikë shqiptarë në ish-Jugosllavi

GD
Gazeta Demos3 shtator 2025 në 19:43
Mbahet ceremonia përkujtimore e ish të burgosurve politikë shqiptarë në ish-Jugosllavi

Në Prishtinë është zhvilluar një ceremoni përkujtimore kushtuar ish-të burgosurve politikë shqiptarë në ish Jugosllavi, duke u shënuar edhe botimi i vëllimit të parë të leksikonit “Shtigje të lirisë: Leksikon i të burgosurve politikë shqiptarë në Jugosllavi, 1944-1953”.

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, në fjalën e tij tha se ky botim është një dëshmi e rrallë e qëndresës shqiptare.

Rama, gjithashtu tha se Komuna do të krijojë një program në shkolla e qendra kulturore, që të rinjtë e vendit të dinë historinë se sa vështirë ka qenë për të arritur lirinë.

“Një dëshmi e çmuar e rezistencës, qëndresës dhe aspiratës të pathyeshme për liri dhe për dinjitet kombëtar. Ky libër përmbledh rreth treqind biografi,e që synon me përfshi dhjetëra vëllime dhe libra biografi. Është një dokument arkivol një themel për një histori që duhet të evidentohet, të rrëfehet e mos të humbas asnjëherë nga kujtesa jonë kolektive.

Dokumentet që i evidentojnë afro nëntëqind persona që kanë përjetuar dënime politike me ekzekutime me varre të pashënuara me humbje që ende mbeten për t’u hetuar dhe detajuar. me aq sa mundemi dhe të paktën këtu në kryeqytet mbështetje me program edukativ,në mënyrë që këto histori të shpalosen në shkolla e qendra kulturore, ashtu që brezat e ri të dijnë sa i vështirë ishte rrugëtimi drejt lirisë së kombit tonë”, tha Rama.

Edhe kryetari i Shoqatës së Ish-të Burgosurve Politikë, Shefik Sadiku, theksoi rëndësinë e ruajtjes së kujtesës historike të popullit shqiptar.

“Burgosjet politike që kanë ndodhur gjatë shekullit të kaluar shumica prej tyre që i ka burgosur pushteti jugosllav numri i madh i tyre janë te gjykuar dhe të dënuar me pushkatim. Për ne është shumë e rëndësishme ta ruajmë kujtesën historike të popullit shqiptar sakrifica e cila ka qenë jo individuale por për interes nacional”, tha Sadiku.

Ndërkaq studiuesi ,Mark Palnikaj, i cili ka kontribuar në përgatitjen e këtij botimi, u shpreh se për të kontributi për Kosovën është një mision i përhershëm.

“Komuna ka vlerësuar një kontribut të vogël që kam bë me kërkimet e mia në arkiv. Nëse bëhem 100 vjeç do të jap kontribut për Kosovën. Por, unë e jap fjalën se sa të jem në qoftë se bëj njëqind vjet do vazhdojë të jap kontribut për Kosovën, sepse Kosova meriton çdo lloj kontributi nga çdo shqiptar nga Mitrovica deri në Çamëri, nga Shkupi deri në Vlorë”, shtoi Palnikaj.

Gjithashtu Rama ka nderuar disa nga ish të burgosurit politik që ishin prezent me mirënjohje për kontributin e tyre.

Prishtina

Më shumë nga Lajme

  • 20:08Mitrovicë: Një e mitur dhunohet nga një vajzë, tjetra e incizon-Gjatë sulmit dëgjohet duke qarë me dënesë
  • 20:04Anulimi i takimit Kurti -Ulutash, cilat janë pozicionet e NATO’s, BE’së dhe Qeverisë për hapjen e Urës së Ibrit
  • 20:01Publikohen pamjet nga operacioni ku u arrestuan tre kosovarë në Shqipëri
  • 19:49Një banesë përfshihet nga flakët në Mitrovicë
  • 19:41Vjedhja e rëndë në Leposaviq, arrestohet edhe një i dyshuar, u kap në kufi me para