Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Lajme

Mbi 200 persona dyshohen për manipulim votash në Pejë, priten 31 kallëzime penale

GD
Gazeta Demos25 mars 2026 në 09:11
Mbi 200 persona dyshohen për manipulim votash në Pejë, priten 31 kallëzime penale

Në Pejë pritet të dorëzohen gjithsej 31 kallëzime penale ndaj mbi 200 personave, të dyshuar për falsifikim dhe manipulim të rezultateve zgjedhore për kandidatët për deputetë në zgjedhjet e 28 dhjetorit.

Këtë e ka konfirmuar zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi.

Rastet lidhen me ndërhyrje në procesin e numërimit dhe evidentimit të votave, ku të dyshuar janë kryesues dhe komisionerë të përfshirë në procesin zgjedhor.

“Rastet lidhen me ndërhyrje në procesin e numërimit dhe evidentimit të votave, ndaj kryesuesve dhe komisionerëve të dyshuar”.

Nikçi për Klanin ka bërë të ditur se hetimet janë zhvilluar lidhur me dyshimet për keqpërdorime gjatë administrimit të votave, ndërsa autoritetet janë në fazën e procedimit të rasteve përkatëse.

Ndryshe, edhe më herët janë raportuar raste të ngjashme për manipulim votash në këtë komunë, duke ngritur shqetësime për integritetin e procesit zgjedhor.

votat

Më shumë nga Lajme

  • 09:25Maqedonci takohet me ministrin gjerman, diskutojnë për bashkëpunimin në mbrojtje
  • 08:59Dyshohet për dhunimin e një gruaje në Ferizaj, i dyshuari lirohet pas intervistimit
  • 08:58Arrestohet një person në Drenas, e goditi me veturë një burrë
  • 08:46Pesë raste të dhunës në Kosovë, disa të dyshuar dërgohen në mbajtje
  • 08:14Mungesa e uniformave në polici, Morina: Zyrtarët e prokurimit duhet të mbajnë përgjegjësi