Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Mbi 27 tonë qumësht me aflatoksinë nga Kosova asgjësohen në Maqedoni

GD
Gazeta Demos26 gusht 2026 në 12:32
Mbi 27 tonë qumësht me aflatoksinë nga Kosova asgjësohen në Maqedoni

Shërbimet inspektuese të Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë së Maqedonisë së Veriut kanë ndaluar javën e kaluar importin nga Kosova të dy dërgesave me qumësht UHT, me peshë totale prej 27 mijë e 520 kilogramësh, për shkak të pranisë së aflatoksinës mbi kufijtë e lejuar.

Sipas Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë së Maqedonisë së Veriut, qumështi ishte destinuar për shitje në një zinxhir marketesh në Maqedoninë e Veriut. Pas konstatimit të mospërputhjes me standardet e sigurisë ushqimore, sasia e qumështit është asgjësuar nën mbikëqyrjen e veterinerit zyrtar në deponinë “Drisla”.

Mostrat për analiza laboratorike janë marrë në kuadër të Programit të Monitorimit, përmes të cilit kontrollohen dërgesat e ushqimit me origjinë shtazore që importohen në vend.

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ka bërë të ditur se më 17 korrik ka vendosur masa të veçanta sigurie për importin e qumështit, produkteve të qumështit, si dhe produkteve që përmbajnë qumësht të kondensuar apo qumësht pluhur.

Me këto masa janë forcuar kontrollet zyrtare dhe analizat laboratorike, me qëllim që në tregun e Maqedonisë së Veriut të lejohen vetëm produkte të sigurta dhe cilësore.

qumështkosovaushqimit

Të ngjashme

Mbi 27 tonë qumësht me aflatoksinë nga Kosova asgjësohen në Maqedoni

Mbi 27 tonë qumësht me aflatoksinë nga Kosova asgjësohen në Maqedoni

08:06
“Kosova po pret”, Gjykimi kundër krerëve të UÇK-së, thirrje për tubim edhe nga Tirana

“Kosova po pret”, Gjykimi kundër krerëve të UÇK-së, thirrje për tubim edhe nga Tirana

16:30
Pritje deri në 30 minuta për dalje nga Kosova në Jarinjë, kolona 500 metra

Pritje deri në 30 minuta për dalje nga Kosova në Jarinjë, kolona 500 metra

15:28
Gjini kritikon Kurtin: Kosova në krizë të thellë morale, institucionale dhe ekonomike

Gjini kritikon Kurtin: Kosova në krizë të thellë morale, institucionale dhe ekonomike

19:03

Më shumë nga Lajme

  • 19:03Mora fjalë” e Shkurte Fejzës, pjesë e filmit për luftën e Kosovës në Hollywood
  • 18:52Tragjike: 20-vjeçari nga Kosova mbytet në liqenin e Komanit
  • 18:46Familja e heroit Sali Çekaj mbështet Faton Bislimin për President: Propozim i merituar nga William Walker
  • 18:18Nis takimi Kurti-Abdixhiku, priten propozime konkrete për President
  • 18:15Takimi prej orës 18:00, Osmani: Pas takimit flasim