Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Mbi 3 mijë e 600 nënshkrime kundër urave të reja në Mitrovicë

GD
Gazeta Demos9 korrik 2025 në 21:22
Mbi 3 mijë e 600 nënshkrime kundër urave të reja në Mitrovicë

Peticioni kundër ndërtimit të dy urave mbi lumin Ibër – për të cilat gur themeli u vendos në fillim të korrikut në prani të kryeministrit në detyrë të Kosovës, Albin Kurti – është nënshkruar nga 3.628 qytetarë, njoftoi të mërkurën Lista Serbe.

Sipas Qeverisë së Kosovës, ndërtimi i këtyre urave ka për qëllim t’i lidhë Mitrovicën e Veriut – me shumicë serbe – me Mitrovicën e Jugut, ku jeton shumica shqiptare.

Për ndërtimin e dy urave – një për këmbësorë dhe tjetri për komunikacion – Qeveria e Kosovës ka ndarë rreth tre milionë euro, ndërsa përfundimi i punimeve pritet në vjeshtë.

Megjithatë, Lista Serbe, partia më e madhe e serbëve në Kosovë që gëzon përkrahjen e Beogradit, nisi të hënën nënshkrimin e peticionit, dhe të mërkurën njoftoi se nënshkrimet janë mbledhur “për 11 orë” dhe se peticioni është “përfunduar me sukses”.

“Kjo shifër e nënshkrimeve për një kohë kaq të shkurtër paraqet një sinjal të fuqishëm dhe të qartë – populli është kundër imponimit dhe politikës së forcës”, thuhet në deklaratën e Listës Serbe.

Nuk dihet saktësisht numri i banorëve të Mitrovicës së Veriut – aty ku janë mbledhur nënshkrimet – pasi pjesëtarët e komunitetit serb në veri të Kosovës kryesisht e kanë bojkotuar regjistrimin e popullsisë në vitin 2024.

Agjencia e Statistikave të Kosovës ka vlerësuar se në katër komunat me shumicë serbe në veri – Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq – jetojnë rreth 20.000 serbë.

Lista Serbe ka njoftuar se në ditët në vijim do ta dorëzojë peticionin te përfaqësuesit e vendeve të Quint-it, misionit të KFOR-it, EULEX-it, Bashkimit Evropian, OSBE-së dhe UNMIK-ut, duke kërkuar prej tyre një reagim “të menjëhershëm dhe të qartë”, ndërprerjen e ndërtimit të urave pa konsultim me popullin serb dhe respektimin e parimeve bazë demokratike dhe të së drejtës ndërkombëtare.

“Populli serb nuk është kundër zhvillimit dhe infrastrukturës, por është kundër vendimeve që merren pa të dhe kundër një politike që ka për synim zhdukjen e tij nga këto hapësira”, thuhet në reagimin e Listës Serbe.

Në një përgjigje për Radion Evropa e Lirë, Bashkimi Evropian ka deklaruar se ndërtimi i dy urave të reja mbi lumin Ibër në Mitrovicë “ka rëndësi praktike dhe politike”, dhe se çdo projekt infrastrukturor midis Mitrovicës së Veriut dhe asaj të Jugut kërkon koordinim të ngushtë dhe dialog mes të gjitha komuniteteve të përfshira.

“Është e domosdoshme që këto projekte të pasqyrojnë vullnetin dhe nevojat e komuniteteve lokale”, është thënë në përgjigje./RadioEvropaeLirë

mitrovice

Më shumë nga Lajme

  • 17:59Ramadani: Aleanca merr përgjegjësinë kryesore në opozitëbërje
  • 17:59Ambulanca bllokohet në protestë, reagon Qendra Kombëtare e Urgjencës: Pengimi i saj rrezikon jetën e qytetarëve
  • 17:26Gjini: Nuk guxojmë të eksperimentojmë me institucionet dhe Kushtetutën e Kosovës
  • 17:25Ish-ministri Lleshaj: E besoj që ka shërbime të huaja, protestuesit të ruhen nga të infiltruarit
  • 17:2015 të lënduar te Trauma dhe QSUT nga përplasjet në protestë, mes tyre 9 protestues, 5 efektivë dhe 1 kalimtar