Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Mbi 37 mijë banorë rezidentë e lëshuan Kosovën më 2024

GD
Gazeta Demos17 qershor 2025 në 18:15
Mbi 37 mijë banorë rezidentë e lëshuan Kosovën më 2024

Tridhjetë e shtatëmijë e katërqind e pesëdhjetë e një banorë (37451) lëshuan vendin gjatë 2024.

Kështu ka njoftuar Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK), e cila theksoi se gjatë po të njëjtës periudhë imigruan pak mbi 9 mijë banorë.

“Sipas vlerësimit, gjatë vitit 2024, popullsia e Kosovës pati një rritje natyrore prej 10,888 banorësh. Vendbanimin (komunën) e tyre e ndërruan 21,513 banorë. Kurse, imigruan në Kosovë 9,038 banorë. Derisa emigruan 37,451 banorë”, njoftoi ASK.

Sipas kësaj Agjencie, Bilanci i migrimit ndërkombëtar (migrimi neto) për vitin 2024 ishte -28,413 banorë.

Për pasojë, “popullsia rezidente e Kosovës në vitin 2024 u zvogëlua për 17,525 banorë”.

ASK thotë po ashtu se popullsia e vlerësuar e Kosovës për vitin 2023 ishte 1,603,115, kurse për vitin 2024 ishte 1 milion e 585 mijë e 590 banorë rezidentë.

Kjo Agjenci thotë se të dhënat vjetore statistikore për popullsinë (demografinë) janë themelore për studimin dhe përcaktimin e një game të gjerë analizash pasi të njëjtat përbëjnë komponentin thelbësor për vlerësimin e llogarive kombëtare, punësimit dhe çështjeve të tjera socio – ekonomike

bANORET

Më shumë nga Lajme

  • 23:37Përditësohen të dhënat e fundit, deri në gjysmë ore pritje për dalje nga Kosova
  • 23:00Vuçiq akuzon komandantin e KFOR-it: Turku dëshiron ta hapë urën e Ibrit, do t’i lutem Rutte-s të mos e bëjë
  • 22:50Përmirësohet situata, katër vatra aktive të zjarrit në Shqipëri
  • 22:38Matoshi: Kurti s’po mundohet fare ta bëjë presidentin, dëshiron ta çojë vendin në zgjedhje
  • 22:28Komisioni Evropian: Ura duhet t’i lidhë komunitetet