Prokuroria Themelore në Prizren – Departamenti i Krimeve të Rënda, ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit ndaj dy të dyshuarve me inicialet M.A. dhe B.A., pas arrestimit të tyre lidhur me rastin e zbulimit të mbi gjysmë toni marihuanë në fshatin Maqitevë të Suharekës.
Sipas njoftimit zyrtar, arrestimi i tyre vjen pas hetimeve intensive e të vazhdueshme rreth aksionit të zhvilluar më 16 shtator 2025 në një stallë në zonën malore të këtij fshati, ku ishte sekuestruar sasia e madhe e narkotikëve.
Në aksionin e vitit të kaluar, përveç mbi gjysmë toni marihuanë, organet e rendit kishin konfiskuar edhe armatim të rëndë dhe pajisje të ndryshme.
Një granatëhedhës (mortajë) dhe një raketë krahu, një pushkë gjuetie dhe fishekë, një traktor me rimorkio dhe vegla pune për kultivim e përpunim dhe pajisje kompjuterike dhe dëshmi të tjera materiale.
Gjithashtu, Prokuroria kishte lëshuar urdhër të përkohshëm për ngrirjen e dy parcelave të tokës në këtë fshat, me sipërfaqe prej 1,963 dhe 1,438 metrash katrorë.
