Kryesia e Kuvendit të Kosovës ka caktuar mbledhjen e radhës për të hënën, me ç’rast ka propozuar rendin e ditës për seancën e ardhshme plenare, ku pritet të shqyrtohen disa çështje me interes të lartë publik.
Vëmendjen kryesore në këtë seancë pritet ta marrë interpelanca me ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia. Kjo interpelancë vjen pas rastit tragjik të vdekjes së një pacienteje me kancer të gjirit, e cila kishte mbetur për katër muaj me radhë pa terapinë e nevojshme, si dhe për gjendjen alarmante me mungesën e barnave onkologjike në vend.


