Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Mbreti Salman dhe Princi i Kurorës Mohammed bin Salman urojnë Presidenten Osmani për 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës

GD
Gazeta Demos17 shkurt 2026 në 20:11
Mbreti Salman dhe Princi i Kurorës Mohammed bin Salman urojnë Presidenten Osmani për 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pranuar letra urimi nga Salman bin Abdulaziz Al Saud, Kujdestar i Dy Xhamive të Shenjta, si dhe nga Mohammed bin Salman, Princi i Kurorës dhe Kryeministër i Arabia Saudite, me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.

Në mesazhet e tyre zyrtare, Mbreti Salman dhe Princi i Kurorës Mohammed bin Salman kanë përcjellë urimet më të përzemërta për Presidenten Osmani, institucionet dhe popullin e Kosovës. Ata kanë shprehur dëshirën për shëndet, lumturi dhe prosperitet të mëtejshëm për shtetin e Kosovës.

Gjithashtu, në letrat e urimit është theksuar rëndësia e marrëdhënieve të ngrohta dhe bashkëpunimit të vazhdueshëm ndërmjet Kosovës dhe Arabisë Saudite. Udhëheqësit sauditë kanë shprehur përkushtimin për forcimin e partneritetit dhe thellimin e mirëkuptimit të ndërsjellë në të ardhmen.

Postimi i plotë:

Lartmadhëria e Tij, Kujdestari i Dy Xhamive të Shenjta dhe Lartësia e Tij Mbretërore, Princi i Kurorës dhe Kryeministri i Arabisë Saudite, urojnë Presidenten Osmani për 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pranuar letra urimi nga Kujdestari i Dy Xhamive të Shenjta, Lartmadhëria e Tij, Mbreti Salman bin Abdulaziz Al Saud, si dhe nga Princi i Kurorës dhe Kryeministri i Mbretërisë së Arabisë Saudite, Lartësia e Tij Mbretërore, Princi Mohammed bin Salman bin Abdulaziz Al Saud, me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës. Në mesazhet e tyre, Kujdestari i Dy Xhamive të Shenjta, si dhe Princi i Kurorës dhe Kryeministri i Arabisë Saudite, kanë përcjellë urimet më të përzemërta për Presidenten Osmani, institucionet dhe popullin mik të Kosovës, duke dëshiruar shëndet, lumturi, progres dhe prosperitet të mëtejshëm për vendin. Tutje, ata kanë theksuar rëndësinë e marrëdhënieve të ngrohta dhe bashkëpunimit të vazhdueshëm ndërmjet Kosovës dhe Arabisë Saudite, duke shprehur përkushtimin për forcimin e partneritetit dhe mirëkuptimit të ndërsjellë në të ardhmen.

ARABIA SAUDITE

Më shumë nga Lajme

  • 23:58Tornadoja “shkund” Italinë, rreth 40 persona të lënduar
  • 23:50Deliu-Kodra: Kurti po i bllokon qëllimshëm institucionet, s’ndalemi deri në reflektim
  • 23:41Presidenti i Iranit: Të gatshëm ta rihapim Ngushticën e Hormuzit, nëse SHBA-ja përmbush kushtet
  • 23:23Rinia e PDK’së nesër zhvillon aksion simbolik para hyrjes së qeverisë
  • 23:18Diell, vapë dhe reshje shiu – kështu do të jetë moti gjatë fundjavës