Seanca në Gjykatën e Apelit, ku po shqyrtohen ankesat ndaj dënimeve për vrasjen e Liridona Ademajt, është mbyllur për publikun.

Gjykata Themelore në Prishtinë i kishte dënuar Naim Murselin dhe Granit Plavën me burgim të përjetshëm, ndërsa Kushtrim Kokallën me 30 vjet burgim.

Seanca nisi pak më parë, por u mbyll për publikun duke mos lejuar mediat ta përcjellin tutje.