Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Mbyllja e çështjes gjyqësore, Haga del me detajet e fundit për ish-krerët e UÇK-së

GD
Gazeta Demos21 mars 2026 në 08:12
Mbyllja e çështjes gjyqësore, Haga del me detajet e fundit për ish-krerët e UÇK-së

Procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në Hagë është përmbyllur më 18 shkurt të këtij viti, për të pritur vendimin final të trupit gjykues.

Dhomat e Specializuara për Kosovën kanë konfirmuar se, tashmë trupi gjykues i ka filluar kuvendimet për të përpiluar aktgjykimin, por që këto takime janë konfidenciale.

“Po, pas mbylljes së çështjes gjyqësore kanë filluar kuvendimet. Në përputhje me Rregulloren, gjatë kuvendimeve konfidenciale, secili gjykatës paraqet pikëpamjet dhe përfundimet e veta në lidhje me secilën pikë që shqyrtohet. Gjykatësit do të vlerësojnë çdo provë duke pasur parasysh tërësinë e provave të administruara prej tyre në gjykim. Konstatimi për fajësinë bëhet vetëm në qoftë se Trupi Gjykues bindet se fajësia është provuar përtej dyshimit të arsyeshëm.”, thuhet nga Dhomat e Specializuara të Kosovës për Dukagjinin,

Ish-krerët e UÇK-së, janë në masën e paraburgimit nga viti 2020.

E të pyetur rreth kësaj çështje, meqë së fundmi u liruan nga masa e paraburgimit të akuzuarit e tjerë, në rastin ku është i përfshirë edhe Hashim Thaçi për veprat penale kundër administrimit të drejtësisë, nga Gjykata Speciale thanë se lidhet me rrethanat individuale të secilit të akuzuar.

“Çdo vendim në lidhje me paraburgimin merret bazuar në rrethanat individuale të secilit person të paraburgosur. Konkretisht, në lidhje me z. Thaçi, Gjykatësi i Vetëm konstatoi se vazhdon të ekzistojë një rrezik real që, në qoftë se lirohet, z. Thaçi mund të pengojë ecurinë e procesit gjyqësor dhe se ekziston edhe rreziku që z. Thaçi të kryejë vepra penale të tjera. Në lidhje me gjykimin për krime lufte, Trupi Gjykues konstatoi se ekziston rreziku që z. Thaçi të pengojë procesin gjyqësor dhe të kryejë vepra penale të tjera, përfshirë ndaj dëshmitarëve që kanë dhënë dëshmi në çështjen gjyqësore dhe/ose ndaj dëshmitarëve që mund të thirren për të dëshmuar në procesin gjyqësor paralel.”

Derisa tashmë ka nisur rrjedhja e afatit prej 90 ditësh për marrjen e vendimit, në Fondin për të Drejtën Humanitare thonë se ky afat mund të zgjatet për shkak të rastit.

“Ka mundësi që të shtohet afati për arsye se kanë qenë më shumë se 130 dëshmitarë të cilët janë dëgjuar dhe një dëshmitarë është dëgjuar në disa seanca dhe të gjitha këto provat, deklaratat provat materiale që janë me mijëra faqe duhet të lexohen me kujdes të analizohen me kujdes nga trupi gjykues nga stafi që ndihmon trupin gjykues dhe më pastaj të përpilohet dhe arsyetohet vendimi.”, ka thënë Amer Aliiaj nga Fondi për të drejtën Humanitare.

Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi akuzohen për krime lufte e krime kundër njerëzimit, në një proces që ka nisur në Hagë në prillin e 2023.

Më shumë nga Lajme

  • 13:19Veterani Agim Pllashniku fiton ndaj “Ibër-Lepencit”, gjykata urdhëron kthimin e tij në punë
  • 13:17Hoxhaj: PDK s’merr pjesë në takim me Kurtin, s’jemi të interesuar për marrëveshje
  • 13:15Aleanca pas pak mban konferencë të jashtëzakonshme për media në Kuvend
  • 12:59IKD: Qeveria pa mandat po uzurpon kompetencat kushtetuese dhe ligjore
  • 12:46Publikohet fotografia e Fehmi Salit me Daçiqin - spiuni nga Dragashi u arrestua sot në Merdare