Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Mbytet në një liqe në Gjermani 18-vjeçari nga Podujeva

GD
Gazeta Demos15 qershor 2025 në 17:55
Mbytet në një liqe në Gjermani 18-vjeçari nga Podujeva

Një 18-vjeçar me prejardhje nga Kosova, ka humbur jetën aksidentalisht në një liqe në Gjermani.

I riu ka humbur jetën të premten pas një aksidenti gjatë notit në liqenin Karlsfelder, në Gjermani.

Lajmi është konfirmuar nga policia dhe shërbimi i shpëtimit ujore (Wasserwacht).

Sipas medias gjermane, i riu ishte në liqen me miqtë për t’u freskuar, kur sipas informacioneve fillestare, kishte tentuar të notonte nga bregu drejt një platforme në mes të liqenit.

Mendohet se distanca e madhe e detyroi të kthehej mbrapa, por gjatë kthimit ka pësuar lodhje apo panik dhe është zhdukur nga sytë e shokëve.

Alarmi u dha menjëherë dhe rreth orës 19:19 është thirrur ndihma e shpejtë.

U organizua një operacion i madh kërkimi dhe zhytësit e Wasserwacht arritën ta nxjerrin nga uji.

Ai u dërgua me reanimacion të vazhdueshëm në spital, por fatkeqësisht ndërroi jetë pak më vonë.

Sipas policisë, nuk ka shenja që të sugjerojnë se i riu ka përdorur alkool apo drogë, ndërsa shkaku i saktë i vdekjes ende është nën hetim.

Sipas njoftimeve nga familjarë e miq të tij, thuhet se viktima është Ardian Osmani nga Podujeva.

“Miq e shokë, ka ndërruar jetë Ardiani, vëllai jonë, në ujë në një liqe të Gjermanisë”, shkroi Berat Osmani, familjar i të ndjerit.

Derisa kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka ngushëlluar familjen e të ndjerit.

“Me pikëllim të thellë mora lajmin për ndarjen tragjike nga jeta të Ardian Osmanit. Kjo humbje e papritur dhe e rëndë na mërziti të gjithëve. Në këto çaste të vështira, ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Dushkolli. Ndajmë dhimbjen me ju dhe lutemi që Zoti t’ju japë forcë dhe durim për ta përballuar këtë dhimbje!”, ka njoftuar Bulliqi

vdekje

Të ngjashme

Bilanc tronditës në Evropë, mbi 25 mijë vdekje nga vapa ekstreme

Bilanc tronditës në Evropë, mbi 25 mijë vdekje nga vapa ekstreme

19:52

Më shumë nga Lajme

  • 23:40ASK publikon statistikat e lindjeve, vdekjeve e kurorëzimeve për muajin qershor, detaje
  • 23:32Zjarri në Malin e Çikës, flakët afrohen kah Dhërmiu
  • 23:22Punëtorë nga Azia në Kosovë, të rinjtë tanë drejt Evropës – ku po dështon tregu i punës?
  • 23:21Temperatura të larta, IHMK apelon për kujdes gjatë ekspozimit në diell
  • 23:19Pikat kufitare pa fluks, kolona vetëm te Dheu i Bardhë