Së fundmi në media u raportua se konspiracionisti Arianit Sllamniku, pretendonte se e ‘shëron’ autizmin ndonëse s’ka lidhje me mjekësi, duka ua rekomanduar një ilaç për trajtim. E në këmbim, sipas këtyre raportimeve, i njëjti kërkonte 4 mijë euro.
Pas një hulumtimi, sipas KIKS Kosova, medikamentet që ai ofron s’janë për njerëz, por të destinuara për kafshët.
Tashmë raportimi, ka vënë në lëvizje edhe organet shtetërore dhe rasti po trajtohet nga ana e policisë.
