Me mbi 450 kontrata të nënshkruara dhe mbi 4600 pika furnizimi, KESCO vazhdon të jetë një prej aktorëve kryesorë në sigurimin e energjisë për bizneset në Kosovë.
Ne e kuptojmë rëndësinë e furnizimit të qëndrueshëm dhe transparencës në tregun e hapur të energjisë, ndaj ofrojmë zgjidhje të personalizuara dhe shërbime profesionale që plotësojnë nevojat specifike të çdo biznesi.
Ekspertiza dhe përvoja jonë e gjatë na mundësojnë të sigurojmë një proces efikas dhe të besueshëm të furnizimit, duke u dhënë konsumatorëve tanë sigurinë për të operuar pa ndërprerje.
