Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

“Me motorsharrë në dorë”, dy persona pengojnë policët në Parkun Nacional ‘Sharri’

GD
Gazeta Demos13 maj 2026 në 08:38
“Me motorsharrë në dorë”, dy persona pengojnë policët në Parkun Nacional ‘Sharri’

Të martën rreth orës 18:30, zyrtarët policorë të angazhuar me detyrë sekondare në Parkun Nacional “Sharri”, së bashku me zyrtarët e pyjeve, gjatë patrullimit në terren, kanë hasur në një mjet transportues të druve në të cilin ndodheshin tre persona.

Pas ndalimit të mjetit, sipas njoftimit zyrtar, dy nga personat kanë penguar vazhdimisht zyrtarët policorë gjatë kryerjes së detyrës zyrtare.

“Gjatë arrestimit të shoferit të mjetit, njëri prej tyre, duke mbajtur në dorë një motorsharrë, ka vazhduar pengimin ndaj zyrtarëve policorë”, bëhet e ditur në njoftim.

Lidhur me rastin, njësia e hetimeve të stacionit ka kontaktuar prokurorin e shtetit, i cili ka urdhëruar inicimin e rastit penal për dy personat e dyshuar I.D dhe F.d për veprën penale “Pengim i personit zyrtar në kryerjen e detyrës zyrtare”.

Ndërsa për shoferin e mjetit, i cili kishte tentuar t’i shmangej policisë, është urdhëruar inicimi i një shënimi zyrtar, i cili do të hetohet nga hetimet e stacionit në bashkëpunim me zyrtarët e Parkut Nacional “Sharri”, me qëllim identifikimin e vendndodhjes së prerjes së druve.

Po ashtu, ndaj tij është shqiptuar gjobë për moszbatim të urdhrave të zyrtarit policor.

Policia ndër të tjera ka bërë të ditur se personat e dyshuar janë liruar në procedurë të rregullt.

Polici

Më shumë nga Lajme

  • 20:39Flamuri i UÇK-së vendoset në stadiumin "Nagyerdei Stadion"
  • 20:30MINT: Hyrja në fuqi e Marrëveshjes Kosovë–EFTA, hap i rëndësishëm për ekonominë
  • 20:22Çitaku, Kurtit: UÇK-ja ka nevojë për mbrojtje shtetërore, jo për fjalë boshe
  • 20:21I dëmtuari thotë se i dërgoi Shehollit rreth 200 mijë euro pas shantazhit për publikimin e një videoje
  • 19:55Wesley Clark “shpërthen” ndaj Gjykatës Speciale: Mjaft më, ktheni Thaçin dhe të tjerët në Kosovë