Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

“Më parë e vras, sesa ia lëshoj Kosovën”, ngritet aktakuzë ndaj Faton Klinakut për kanosje të Kurtit

GD
Gazeta Demos1 gusht 2025 në 13:06
“Më parë e vras, sesa ia lëshoj Kosovën”, ngritet aktakuzë ndaj Faton Klinakut për kanosje të Kurtit

Prokuroria Speciale ka dorëzuar në Gjykatën Themelore në Prishtinë një aktakuzë ndaj Faton Klinakut dhe N.S. për kanosje ndaj kryeministrit Albin Kurti gjatë vitit 2023 përmes komenteve në Facebook.

Sipas aktakuzës, më 29.08.2023, “i pandehuri F.K., me qëllim që ta frikësojë dhe ta detyrojë personin zyrtar tani të dëmtuarin A.K., në cilësinë e tij si Kryeministër i Republikës së Kosovës, që të ndërmarrë ose të mos ndërmarrë veprime të caktuara në kuadër të ushtrimit të detyrës së tij zyrtare, e ka kanosur atë përmes profilit të tij personal në rrjetin social “Facebook”, duke postuar shkrime me përmbajtje kërcënuese”.

“Pas reagimeve të opinionit publik lidhur me kërcënimin e përmendur, më 30.08.2023, i pandehuri F.K. ka përsëritur një postim me përmbajtje të njëjtë kërcënuese ndaj të dëmtuarit, ku thuhet: “… Prapë po e përsëris, nëse ju duket skandaloz postimi i mëhershëm: Më parë e vras A.K. sesa t’ia lëshoj rrugën dhe të iki nga Kosova””, tha prokuroria.

Ndërkohë, i pandehuri tjetër, N.S., e ka kanosur me vrasje të dëmtuarin A.K përmes postimeve publike në rrjetin social “Facebook”, për shkak të funksionit të tij, duke iu referuar postimit kërcënues të bërë nga i pandehuri F.K.

Përmes një postimi në Facebook, Klinaku nga OVL e UÇK-së kishte thënë se më përpara “e vras Albin Kurtin” sesa që ik nga Kosova.

“Nëse mediave ju duket postimi im si skandaloz, atëherë të më thonë se: A më shumë vlen Albini, apo atdheu ynë! Prapë po e përsëris pra, nëse ju duket skandaloz postimi i mëhershëm: “Më parë e vras Albin Kurtin sesa ia lëshoj rrugën e iku nga Kosova”, kishte shkruar Klinaku.

Më shumë nga Lajme

  • 18:22Nis mbledhja e Kryesisë së Aleancës, pas përfundimit pritet të flasë Ardian Gjini
  • 18:21KEK-u i kundërpërgjigjet Sindikatës: Pretendimet për mungesë të pajisjeve mbrojtëse janë të pavërteta
  • 18:11Pse kontaktoi me Fatmir Shehollin? – Flet Zeka
  • 17:56“Shtini n’gji” – Sheholli i thotë gruas së tij pasi pranoi material dhe 5 mijë euro nga BIA
  • 17:55Dokumenti i gjetur në telefonin e Shehollit, synimi i Serbisë për zbrazjen e Kosovës përmes radikalizimit islamik