Isni Kilaj ka dhënë detaje të padëgjuara për përjetimet nga Haga, atje ku kaloi muaj në paraburgim.
Teksa rrëfente përjetimet për dy lirimet e tij me kusht, Kilaj tha se edhe vetë lirimi përcillet goxha çuditshëm, me pranga deri në aeroport, natën kur bjen errësira e pa u përshëndetur me askënd.
“Kam shumë kujtime të këqija. Kur jam dalë prej aty {lirimet me kusht} i kam pas më të rënda. Dy herë kur jam liru me kusht i kam pas tepër të rënda, sepse kam dalë natën, errët. Kam dalë pa përcjelljen e asnjërit prej kolegëve. Ata në njëfarë mënyre të rrëmbënin nga dhoma e paraburgimit. Të nxjerrin jashtë, nuk të lënë me u përshëndet më shokët aty. Edhe pse del nga aty, me pranga je deri në aeroport”


