Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Me vite studime, por pa siguri për të ardhmen: Studentët e Mjekësisë dhe mjekët e rinj i drejtohen Kurtit me 8 kërkesa, i japin afat deri më 6 nëntor

GD
Gazeta Demos24 tetor 2026 në 17:37
Me vite studime, por pa siguri për të ardhmen: Studentët e Mjekësisë dhe mjekët e rinj i drejtohen Kurtit me 8 kërkesa, i japin afat deri më 6 nëntor

Studentët dhe profesionistët e rinj të Mjekësisë në Kosovë u kanë drejtuar institucioneve tetë kërkesa, duke kërkuar që deri më 6 nëntor të marrin përgjigje për çështjet që lidhen me punësimin, dinjitetin dhe mundësitë për zhvillim profesional.

Përmes një thirrjeje publike, iniciatori i kësaj nisme ka ngritur shqetësimet me të cilat përballen të rinjtë e këtij profesioni, duke kërkuar ndryshime konkrete dhe më shumë siguri për të ardhmen e tyre në vend

“Mjaft më! Duam të na ktheni dinjitetin!”, thuhet në thirrjen e publikuar.

Sipas iniciatorit, pavarësisht viteve të gjata të studimit dhe përkushtimit, shumë profesionistë të rinj shëndetësorë vazhdojnë të përballen me vështirësi në gjetjen e një vendi pune dhe në sigurimin e mundësive për avancim profesional.

Ai ka theksuar se përfundimi i studimeve dhe marrja e licencës nuk u garantojnë domosdoshmërisht të rinjve një të ardhme të sigurt në sistemin shëndetësor të Kosovës.

“7 vite studime, deri në licencim, dhe asnjë siguri për të ardhmen! Me titullin e doktorit, por me stazh pa pagesë. I licencuar, por i papunësuar. I papunësuar dhe pa perspektivë për specializim”, thuhet në reagim.

Sipas thirrjes, mungesa e perspektivës për punësim dhe specializim po krijon pasiguri te profesionistët e rinj, duke rritur rrezikun që ata të kërkojnë mundësi për zhvillim dhe punësim jashtë Kosovës.

Iniciatori ka bërë të ditur se qëllimi i kësaj nisme nuk është kërkimi i privilegjeve, por sigurimi i kushteve të dinjitetshme të punës, mundësive të barabarta dhe një perspektive të qartë profesionale.

“Nuk kërkojmë privilegje. Kërkojmë dinjitet, punësim dhe të ardhme të sigurt!”, thuhet më tej në thirrje.

Në fund, ai u ka bërë apel studentëve dhe profesionistëve të rinj të Mjekësisë që t’i bashkohen nismës dhe ta shpërndajnë atë në rrjetet sociale, në mënyrë që kërkesat të marrin mbështetje sa më të gjerë nga komuniteti shëndetësor.

Përgjigjet e institucioneve deri më 6 nëntor mbeten kërkesa kryesore e kësaj nisme, përmes së cilës profesionistët e rinj synojnë të tërheqin vëmendjen ndaj sfidave që, sipas tyre, po ua vështirësojnë ndërtimin e një karriere profesionale në Kosovë

rinjsiguriardhmen

Të ngjashme

Maqedonci: Për 5 vjet rekrutuam 3 mijë e 220 ushtarë të rinj, do të vazhdojmë të investojmë në zhvillimin e ushtrisë

Maqedonci: Për 5 vjet rekrutuam 3 mijë e 220 ushtarë të rinj, do të vazhdojmë të investojmë në zhvillimin e ushtrisë

16:13
Olti Curri zbulon një listë/ Banorët e rinj të BB VIP Kosova 5?

Olti Curri zbulon një listë/ Banorët e rinj të BB VIP Kosova 5?

15:53
Kosovës i shtohen sot rekrutë të rinj të FSK-së

Kosovës i shtohen sot rekrutë të rinj të FSK-së

08:05
Nesër betohen rekrutët e rinj të FSK-së

Nesër betohen rekrutët e rinj të FSK-së

09:47

Më shumë nga Lajme

  • 18:13Sonte ndryshon ora, akrepat kthehen një orë pas- BE’ja ende pa marrëveshje për t’i dhënë fund ndryshimit sezonal
  • 18:12Të shtëna në një aheng familjar në Batllavë, arrestohen dy persona, sekuestrohen armë e municion
  • 18:02Qëllohet me molotov nga protestuesit, merr flakë një polic në Tiranë
  • 17:49Qeveria: Mbi 1 miliard euro investime në ushtri në këtë mandat
  • 17:47Babë e bir nga Drenica në uniformën e Ushtrisë së Kosovës!